Idar Bistri: E drejta e autorit nuk vuan për ligj, por për institucione zbatuese

Në Shqipëri respektimi i së drejtës së autorit duket se është shumë i vështirë. Pirateria në pronësinë intelektuale në vendin tonë po dëmton jo pak autorët dhe krijuesit e veprave të ndryshme. Përballë kësaj situate masat e marra për parandalimin e piraterisë nuk kanë dhënë ndonjë rezultat të dukshëm në terrenin shqiptar, ku autorët dhe krijuesit shqiptarë po humbasin miliona lekë.

Pas vitesh të çuara dëm, institucionet shtetërore të ngritura për të mbrojtur pronën intelektuale në vendin tonë duket se i kanë shpresat tek ligji i ri që pritet të miratohet në muajin shtator për të reduktuar sadopak këtë situatë kaq problematike. Nga ana tjetër bilancet e pandryshueshme të Zyrës Shqiptare të së Drejtës së Autorit ndër vite dhe pirateria që lulëzon si një herë e një kohë, ka bërë që autorët e veprave të ndryshme të jenë shumë pak optimistë për projektligjin e ri, i cili është menduar për një ndryshim të kësaj situate jo pak problematike. Por edhe pse ka shumë muaj që është folur për këtë projektligj të ri, drejtori i përgjithshëm i agjencisë “Albautor”, Idar Bistri, tregon se sot në realitetin shqiptar po ndeshen situata nga më absurdet antiligjore, të cilat kanë bllokuar edhe punën e atyre që duan të zbatojnë ligjin. Duke folur rreth situatës që ndeshet sot në terrenin shqiptar, drejtori i “Albautor” pohon se ai nuk është në dijeni se si është hartuar ky projektligj, duke theksuar se nuk njeh grupin e punës që është marrë me të. Sipas tij në këtë situatë kur deri më tani nuk ka gjetur zbatim ligji ekzistues, nuk shikon të gjejë zbatim dhe ky projektligj që pritet të miratohet. “Unë as e mendoj që do të zbatohet, pasi deri më tani as ligji ekzistues që në vitin 1992 nuk është zbatuar nga institucionet shtetërore. Nga ana tjetër unë nuk jam në dijeni se kush është grupi i punës që është marrë me hartimin e tij. Mendoj se historia e projektligjit të ri është një farsë”, pohon drejtori i “Albautor”. Mosrespektimi i së drejtës së autorit deri më tani, sipas autorëve dhe krijuesve ka treguar se Shqipëria nuk po e kupton ende rëndësinë e të drejtës së autorit, ku bilancet e tre viteve të fundit ndryshojnë pak nga njëri tjetri. Më herët sipas ZSHDA, për projektligjin e ri është punuar dhe me ekspertë të huaj, ndërsa sipas zyrës ai i plotëson të gjitha vakumet që kanë ekzistuar te ligji ekzistues në fuqi, që siguron përputhshmërinë e plotë dhe përcakton rregulla të qarkullimit të produktit intelektual në mjedisin dixhital në kushtet e zhvillimit të teknologjisë së informacionit. Por edhe pse ky projektligj shihet si plotësues i vakumeve që janë sot në zbatimin e pronësisë intelektuale, i pyetur rreth projektligjit të ri, drejtori i “Albautor” tregon se nuk mundet një ekspert i huaj të jetë në gjendje të hartojë këtë projektligj. “Mua MTKRS ma solli materialin të përfunduar dhe më tha që jep mendimin, dhe mendoj se hartimi i tij nuk është bërë sipas procedurave. Nuk mundet që një ekspert që vjen vetëm dy javë të jetë në gjendje të hartojë projektligjin. Për mua problemi qëndron se sa e zbatojnë institucionet ligjin, dhe mendoj se pas ngritjes së ZSHDA ka rënë dhe niveli i zbatimit të tij. Me ligjin e ri nuk mund të rregullohet situata, nëse institucionet nuk e zbatojnë”, tregon drejtori i “Albautor”.
Përdorimi i veprës pa autorizimin e autorit
Në projektligjin e ri për përdorimin e veprës pa autorizimin e autorit shkelja e të drejtës së autorit përcaktohet në varësi të shkallës së cenimit të së drejtës dhe kategorizohet në “kundërvajtje administrative” apo “kundërvajtje penale”. Dënimet parashikohen me gjobë për kundërvajtjet administrative, dhe gjobë apo dënim me heqje lirie në rast konstatimi të një kundërvajtje penale. Sot në vendin tonë të licencuara nga MTKRS janë disa agjenci që merren me të drejtën e autorit, por duket se terreni shqiptar ndodhet në një situata kaotike, pasi problemet që janë prezent nuk të japi shpresa që e drejta e autorit të respektohet. Sipas drejtuesit të “Albautor”, problemet e të drejtës së autorit janë të shumta e mjaft dinamike, pasi përditë krijohen situata nga më absurdet e antiligjoret, sa 20 vjet pas krijimit të organizatës shqiptare të administrimit kolektiv të të drejtave të  autorëve “Albautor” e aderimit të Shqipërisë në Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (kjo e dyta kërkoi në atë kohë në fakt realizimin e faktit të parë), është një bilanc pothuaj inekzistent të zbatimit të ligjit e detyrimeve juridike ndërkombëtare të vendit në fushën e të drejtave të autorit.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s