Ikona e radios, i jepet lamtumira Agron Çobanit

Gazetari dhe publicisti Agron Çobani është ndarë nga jeta duke u gdhirë e shtuna në moshën 70-vjeçare.
Emri i njohur i Televizionit Shqiptar e veçanërisht Radio-Tiranës është nderuar me homazhe në mjediset e institucionit ku punoi me vite të tëra.
Familjarët, kolegët e miqtë e shumtë i dhanë lamtumirën e fundit Çobanit duke risjellë në vëmendje ditët e punës dhe humorin me të.

“Do të kujtohet për natyrën e tij të dashur, për devotshmërinë që kishte ndaj profesionit të tij Vazhdoni leximin

Shkishërim? Gazetarë që “flenë”

Nga Artan Fuga

Pa dyshim, lajmi kryesor social i javës ishte ai që raportonte se institucioni kishtar i Veriut, me anë të një deklarate solemne dhe zyrtare, vendosi të marrë dënimin e shkishërimit për të gjithë ata besimtarë që praktikojnë gjakmarrjen.

Prita nga shtypi dhe gazetarët e medies ta sqaronin dhe investigonin këtë ngjarje madhore, por mbeta i pangopur në kërkesën për informacion. Le që deklarata nuk pati mundësinë si duhet të botohet integralisht në të gjitha të përditshmet apo emisionet e lajmeve, sikurse do ta meritonte, por edhe raportime e komente të ndryshme lanë për të dëshiruar a raportuan gabim. Vazhdoni leximin

Shalsi: Reklamat, kallëzim penal Olldashit

Nga Bledar Hoti

Skandali, nga 9 milionë USD, pjesën e luanit e mori media pranë qeverisë

Opozita do të paraqesë kallëzim penal ndaj ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, për dhënien e reklamave në 500 mijë USD për organin zyrtar të Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”. Një fakt të tillë e bëri publik nënkryetari i grupit të PS-së, Eduard Shalsi, gjatë një prononcimi për “Vizion+”. Ai, pasi për 10 ditë me radhë ka denoncuar me fakte abuzimet e ministrive dhe të enteve shtetërore me reklamat, të cilat i kanë përfituar mediat që bëjnë 24 orë në ditë propagandë pro qeverisë, shprehet se opozita ka fakte se këto abuzime shkojnë në vlera më të mëdha financiare. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Reklamat shtetërore janë vetëm maja e ajsbergut. Shalsi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Olldashit

Për më shumë se 1 javë opozita ka denoncuar megaskandalin e abuzimeve të qeverisë me fondet publike. Përgjatë dy mandateve, qeveria Berisha ka shpenzuar miliona dollarë vetëm për përgatitje dhe transmetim spotesh publicitare në mediat pranë qeverisë.

Sipas dokumenteve që disponon Partia Socialiste, nga 14 milion dollarë që qeveria i ka shpenzuar për reklama, 9 milion dollarë i kanë marrë mediat e oborrit të kryeministrit; para këto që janë përdorur për të sulmuar opozitën dhe për të fshehur realitetin. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

“Foli shoferit”! Studim për dëgjueshmërinë e radios në makina

Për herë të parë vlerësohet audienca mobile në 5 qarqet kryesore të Shqipërisë

Ndjekja e transmetimeve radiofonike apo dhe e burimeve të personalizuara audio (cd, mp3, audiokasetë etj.) në automjete është një proces që intensifikohet kohë pas kohe në Shqipëri, në radhë të parë për shkak të dinamizimit të qarkullimit në rrugë nga rritja sasiore e këtyre automjeteve. Me zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe me tendencën e natyrshme të qarkullimit qytetës ose ndërqytetës të njerëzve është rritur koha që ata kalojnë në udhëtim në distanca të ndryshme, për qëllime të biznesit, të angazhimeve personale dhe familjare, për qëllime zbavitje dhe relaksi etj. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema