Një Wikileaks kundër sistemit në Shqipëri

Nga Pirro Prifti

Rasti i Assange për zbardhjen, zbulimin dhe denoncimin nëpërmjet informimit të publikut duhet të preokupojë seriozisht gazetarinë investigative shqiptare, mediat fatkeqësisht të politizuara, publikun shqiptar, elektoratin shqiptar

Julian Assange , një nga themeluesit e Wikileaks u quajt ndryshe me një fjalë të çuditshme anglo-amerikanë “whistleblower”, fjalë e cila përkthehet si: person i cili i tregon apo i zbulon policisë, reporterëve, etj, për diçka (si p.sh., krime, korrupsione, veprime dhe aktivitetet e paligjshme të padrejta në kundërshtim me ligjin të korporatave, politikanëve, qeverive) që janë sekret dhe janë fshehur nga vetë drejtuesit dhe që janë të dënueshme nga ligji.

Rasti i Julian Assange është një nga rastet e pakta kurajoze të këtij përcaktimi, sepse Assange publikoi si dhe informoi publikun dhe botën për punët e pista dhe jo ligjore që kryenin dhe vazhdojnë të kryejnë disa organizata, fondacione, madje dhe qeveritarë të veçantë të vendeve të ndryshme të botës. Kurajo e Julian Assange detyroi vende të njohura të mëdha por edhe vende të vogla (si p.sh, vendi ynë ) që të marrin masa ndaj tij duke e kanalizuar rastin e Assange si rast në të cilin Ëikileaks në mënyrë të paligjshme merr dhe publikon informacione të rezervuara dhe `top secret`, – si një rast i cili dënohet ligjërisht. Julian Assange lindur më 3 korrik 1971 ka qënë në rininë e tij një aktivist i Hakerave ( hacker – person i cili fiton në mënyrë të paligjshme akses apo hyrje dhe nga njëherë duke ngatërruar informacionin në një sistem kompjuterik), u bë i njohur si themeluesi i WikiLeaks dhe si gazetar investigativ. Assange ka marrë disa nominime dhe shpërblime nga `Amnesty International Media Aëard` në 2009, nga `Time Magasine` Reader Choice në 2010 si: `Personi i vitit`, nga `Sydney Peace Foundation` ka marrë medaljen e Artë në 2011, dhe po në 2011 ka marrë çmimin për gazetari `Martha Gellhorn Prize`. WikiLeaks u bë i njohur kur në 28 nëntor 2010 nxorri në dritë kabllot diplomatike amerikane duke shkaktuar reagimin e SHBA në mundësinë e hetimit të këtij linku të internetit dhe të themeluesit të tij. Si qëndron problemi tek ne? Denoncimi i aferave korruptive, denoncimi dhe informimi për shkeljet e ligjit, e drejta për tu informuar publikun nga ana e qeverisë shqiptare për veprimet dhe aktivitetet e saj të çdo lloji, – janë një e drejtë dhe një detyrim i personave të zgjedhur me votën e popullit. Gjatë këtyre 22 viteve, me ndryshimin e sistemit është vënë re një rritje e lirive dhe te drejtave te njeriut, është miratuar një Kushtetutë dinjitoze që respekton liritë dhe të drejtat e njeriut, të drejtën për të informuar dhe për tu informuar, dhe mundësinë për të bërë transparence të ligjeve, vendimeve, udhëzimeve si dhe të drejtën për të parë se ku shkojnë dhe se si harxhohen paratë e mbledhura nga taksapaguesit.

Rasti i Assange për zbardhjen, zbulimin dhe denoncimin nëpërmjet informimit të publikut duhet të preokupojë seriozisht gazetarinë investigative shqiptare, mediat fatkeqësisht të politizuara, publikun shqiptar, elektoratin shqiptar, shoqërinë civile, të cilat praktikisht ashtu të përgjumura sic janë ngrenë dyshime se edhe ato janë të korruptuara dhe nxiten të ngrenë probleme vetëm kur `armiqtë` e pronarëve apo të qeveritarëve nga të cilët ata financohen –janë të shqetësuar. Në këtë rast për të luftuar këtë sistem dizinformimi kaq të madh që është krijuar, ngritur në këmbë dhe vazhdon të dominoje skenën shqiptare të `informimit` në Shqipëri nga lobe të caktuara politiko- biznesmene, duhet që të reflektohet dhe të krijohen kushte për të luftuar këtë fenomen të rrezikshëm i cili mundëson drejtuesit që të mbijetojnë, të fshehin aferat, por dhe të `kapin shtetin` për fyti, duke e drejtuar atë njëlloj si në kohën e Hoxhës.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s