Unioni i Gazetarëve: Të shqetësuar për presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarit Bledi Mane

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me rastin e kërcënimeve dhe fyerjeve të kreut të Policisë së Përmetit, Mit’hat Havari, ndaj gazetarit Bledi Mane. Unioni është shprehur i shqetësuar në lidhje me këtë rast, duke kërkuar nga ana e Havarit të sillit sipas ligit, pa fyer apo kërcënuar kënd.

Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh shqetesimin ndaj rastit te ndodhur ne qytetin e Permetit mes kreut te policise vendore zotit Mit’hat Havari dhe gazetarit te gazetes “Tema” Bledi Mane.

Unioni i Gazetareve Shqiptare pas njohjes me noten e protestes te gazetarit Bledi Mane, shpreh reagimin e vet, duke kerkuar nga titullari lokal i policise se Permetit, zoti Havari, te deshmoje maturi dhe sjellje ligjore ne marredhenie me gazetaret vendore, duke iu permbajtur statusit ligjor te oficerit te Policise se Shtetit, qe nuk pengon ne asnje moment dhe per asgje veprimtarine e gazetareve, e aq me teper te shprehe prononcime ndaj artikujve autoriale politike te cdo gazetari, duke qene nen uniforme.

Unioni i Gazetareve Shqiptare kerkon nga autoritetet te shprehin kujdes dhe pergjegjesi ne marredheniet me mediat dhe gazetaret, sidomos me gazetaret vendore, te cilet punojne dhe perballen perditshmerisht me veshtiresi dhe rrethana kercenuese”, thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Unioni ka kërkuar nga ana e autoriteteve eprore të Havarit që të reagojnë, në mënyrë që të parandalohen këto ngjarje të shëmtuara.

Unioni i Gazetareve shpreh besimin se ky rast do te kapercehet duke u trajtuar me vemendje nga autoritetet eprore te zotit Havari dhe ato te drejtesise. Njekohesisht shprehim mbeshtetjen per kolegun Bledi Mane, duke besuar se parimet dhe kodi etik ne gazetarine profesioniste jane vlera qe meritojne respektim dhe garantojne sukses ne misionin publik te gazetarit”, thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s