Ndalimi i gazetarit Mema, pala shqiptare kërkon shpjegime

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka kërkuar sqarime nga Amabasada greke në Tiranë, lidhur me ndalimin e gazetarit Marin Mema, të djelën në pikëkalimin kufitar të Qafë Botës.
Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Punëve të Jashtme thotë se ka ndjekur me shumë shqetësim ngjarjen e së dielës, “kur gazetarit të Top Channel, zotit Marin Mema iu refuzua hyrja në territorin e Republikës Greke nga autoritetet e policisë kufitare në pikën e kalimit të kufirit në Qafë-Botë“.

Lidhur me këtë rast-, thuhet në vijim të deklaratës, –Sekretari i Përgjithshëm i MPJ, z. Gazmend Turdiu u takua me Evangelos Tsolkas i Ngarkuar me Punë ad interim i Greqisë në Tiranë. (në mungesë të ambasadorit grek).

Ministria e Punëve të Jashtme gjykon se pengesat në realizimin e të drejtës për lëvizjen e lirë, nuk janë në përputhje me vullnetin e shprehur nga të dy palët, me nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe japin një sinjal jo pozitiv.
Sekretari i Përgjithshëm i kërkoi përfaqësuesit të Ambasadës greke arsyen përse gazetari Marin Mema cilësohet ‘person i padëshiruar’ në regjistrin kombëtar të Republikës Greke“.

Ambasada greke nuk ka bere asnje njoftim per rastin.

Gazetari i Top Channel Marin Mema mesditën e së dielës ndërsa po kryente procedurat për të hyrë në shtetin grek në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës iu komunikua vendimi policisë greke se i ndalohet hyrja në shtetin helen, sepse cilësohet se përbën rrezik për sigurinë kombëtare në këtë vend.

Marin Mema është i njohur si gazetar i një rubrike special në Top Channel, ku sjell herë pas herë dëshmi historike mbi fatin e shqiptarëve në Çamëri, Greqi, dhe jetën e patriotëve shqiptarë që janë ndeshur me shovinizmin grek.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s