Merkatoja televizive e gazetarëve, ja lëvizjet e bujshme të sezonit

Nga Jonida Hitoveizi

Në këtë sezon të ri shumë nga gazetarët dhe moderatorët e njohur do t’i shihni ndryshe. Emra të njohur të botës së ekranit vijnë me emisione të reja, surpriza dhe shumë prej tyre si imazhe kyçe në televizione të tjera. Kush ka ikur dhe kush është zëvendësuar? Kush do të jenë prezantuesit e rinj, por edhe ata që kanë zëvendësuar njëri-tjetrin nga një ekran te tjetri? Cilat do të jenë programet dhe shou-t që ata do të drejtojnë, por edhe ofertat mikluese që u janë bërë shpesh emrave më të rëndësishëm të gazetarisë shqiptare. Ky sezon i ri televiziv që nis në shtator me siguri do të sjellë shumë surpriza. Vazhdoni leximin

Një Wikileaks kundër sistemit në Shqipëri

Nga Pirro Prifti

Rasti i Assange për zbardhjen, zbulimin dhe denoncimin nëpërmjet informimit të publikut duhet të preokupojë seriozisht gazetarinë investigative shqiptare, mediat fatkeqësisht të politizuara, publikun shqiptar, elektoratin shqiptar

Julian Assange , një nga themeluesit e Wikileaks u quajt ndryshe me një fjalë të çuditshme anglo-amerikanë “whistleblower”, fjalë e cila përkthehet si: person i cili i tregon apo i zbulon policisë, reporterëve, etj, për diçka (si p.sh., krime, korrupsione, veprime dhe aktivitetet e paligjshme të padrejta në kundërshtim me ligjin të korporatave, politikanëve, qeverive) që janë sekret dhe janë fshehur nga vetë drejtuesit dhe që janë të dënueshme nga ligji. Vazhdoni leximin

“Një ndarje” … me median

Nga Besart Kadia

“Një ndarje” është filmi i fundit i regjisorit të mirënjohur iranian Azgar Fahridi, i cili sjell në jetë një dramë familjare në dritë të plotë dhe në një stil mjaft interesant, ku shikuesi bëhet vlerësuesi i gabimeve të personazheve. Në këtë film personazhet kryesorë bëhen padashje pjesë të jetëve të njëri-tjetrit dhe për të zgjidhur një incident të ndodhur mes tyre janë të detyruar të mbrojnë veten në gjykatë. Dhe është pikërisht mënyra sesi këta qytetarë duhet të zgjidhin problemin e tyre në sistemin ligjor iranian, që më bënë ta marr si shembull për argument të këtij shkrimi. Vazhdoni leximin

Një fotoreporter mes dy epokash dhe historia e fotos që trazoi globin

Nga Albina Hoxha

Është gjendur rastësisht në profesionin e fotoreporterit. “Ishin vitet ’70, atëherë punoja në Uzinën e Autotraktorit me turrne. E vuaja shumë pagjumësinë. Një ditë lexova një lajmërim në gazetë, ku kërkohej një fotoreporter tek ATSH. E provova dhe… u përzgjodha”. Gani Xhengo sot është 69 vjeç. Për 28 vjet fotot e tij kanë qenë në të gjitha gazetat e vendit. Veçanërisht njëra, që u bë simbol e një fushate të Beneton-it është një histori më vete që vijon ende sot. Në familjen e tij nuk ka pasur më parë asnjë fotograf dhe prirjet e tij kanë qenë për letërsi. “Por kuptova shpejt që edhe fotografia ishte një zhanër krijimtarie”, – thotë Xhengo. Vazhdoni leximin

Vetëcensurimi, tirania jonë e brendshme

Nga Aleksandër Çipa

Prej disa ditësh në komunitetin amorf të gazetarëve të Shqipërisë diskutohet dhe flitet për rastin e refuzimit nga autoritetet kufitare greke të kolegut Marin Mema. Rasti në vetvete zbulon një problematikë komplekse mes burokracisë së shtetit fqinj, vendimit të afishuar me tone të një ortodoksizmi politik dhe një individi profesional në gazetarinë shqiptare. Rasti është një kazus, rreth të cilit dhe për të cilin, shoqëria jonë dhe pjesa më e ndërgjegjshme e segmenteve institucionale duhet të investohet seriozisht. Reagimet nevojiten për të zbuluar me dinjitet dhe kuraje civile, atë çka administrata e shkapërdarë e shtetit fqinj e ka sendërtuar si sjellje dhe marrëdhënie të pakontestuar prej qytetarëve, kategorive dhe komuniteteve të ndryshme shqiptare. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip