Përjetimi dhe kujtime nga “Zëri i Amerikës”

Nga Gjekё Gjonlekaj/ New York

(Me rastin e 70-vjetorit)
Nё vendlindjen time nё Malёsi tё Madhe pёrtej kufirit politik tё Shqipёrisё deri vonё nuk kishte rrymё elektrike. Mungesa e saj e bёnte jetёn tё vёshtirё dhe monotone. Transistori ishte i vetmi aparat informativ e argёtues. Por ata ishin tё pakёt sepse kushtonin shumё. Njё djalosh i Familjes sime qё ishte njё tip aventurieri kishte blerё nё atё kohё njё transistor shumё modern dhe nga ai aparat dёgjonim lajmet e radiostacioneve tё ndryshme ballkanike dhe ndёrkombёtare. Dёgjonim Radio-Tiranёn sepse transmetonte mё shumё se asnjё radio-stacion tjetёr. Dёgjonim edhe “Radio-Vatikanin” sidomos lutjet dhe komentet me karakter fetar.

Por “Zёri i Amerikёs” nё gjuhёn shqipe ishte mё i veçantё se emisionet e tjera. Hapjet dhe mbylljet e emisionit shqip i bёnte spikeri amerikan nё gjuhёn anglisht. Ai zё i fuqishёm radiofonik jehonte kumbueshëm thua se depёrtonte nga valёt e thellёsive qiellore pёrtej gjithёsisё. Ndoshta edhe dashuria e respekti im pёr “Zёrin e Amerikёs” ishin tё lidhura me emrin e madh tё Shteteve tё Bashkuara. Nuk e kisha paramenduar kurrё se njё ditё edhe unё do tё isha pjesё e kёtij Radio-Stacioni Shqiptar nё Washington.

Pёr mua ishte punё shumё e vёshtirё, sepse nuk kisha qenё kurrё spiker ose gazetar dhe nuk kisha njohuri tё mjaftueshme tё gjuhёs angleze. Pastaj “Drejtshkrimi i Gjuhёs Shqipe i vitit 1972” ishte çёshtje delikate sidomos pёr spikerët. Redaktori kryesor pavarёsisht se ishte nga Veriu ishte tepёr kёmbёngulёs pёr zbatimin e gjuhёs sё njësuar. Rreth kёsaj çёshtje kishte pёrplasje tё vazhdueshme, bile njёri prej spikerёve kundёrshtar i njёsimit tё gjuhёs shqipe u largua nga puna përgjithmonë. Shumica e anёtarёve tё personelit tё Seksionit Shqiptar tё Zёrit tё Amerikёs ishin mёrgimtarё tё Pas Luftёs sё Dytё. Disa nga ata kishin qenё ballistё. Ishin kundёr Diktaturёs nё Shqipёri, por jo tё gjithё. As pёr Kosovёn nuk ishim tё gjithё tё njё mendimi. Problemet shqiptare nё Ballkan ishin pjesё e jetёs sё pёrditshme nё Zёrin e Amerikёs. Disa ishin tё lidhur shpirtёrisht me vuajtjet e popullit shqiptar nё atdhe. Disa ishin inkuadruar pranё kёtij radiostacioni pёr t’i shёrbyer çёshtjes shqiptare. Çdonjёri prej nesh para se tё fillonte punёn bёnte betimin solemn tё besnikёrisё ndaj Shteteve tё Bashkuara. Ishte koha e “Luftёs sё Ftohtё”. Besnikёria ndaj vijёs politike amerikane ndonjёherё mund tё ishte çёshtje e ndёrlikuar. Jo gjithmonё ishin dakord interesat e politikёs amerikane me interesat e shqiptarёve nё Jugosllavi. Qёndrimi amerikan ndaj Shqipёrisё ishte i prerё dhe i qartё, dhe nuk kishte asnjё hapёsirё pёr diskutime. Politika armiqёsore e Shqipёrisё ndaj Shteteve te Bashkuara e bёnte punёn tonё tё vёshtirё. Ndёrsa diplomacia djallёzore e Jugosllavisё ndaj Shteteve te Bashkuara e bёnte misionin tonё edhe mё tё vёshtirё. Pёr Shtetet e Bashkuara, Jugosllavia ishte vendi mё i privilegjuar i botёs komuniste. Qёndrimet miqёsore tё politikёs amerikane ndaj Jugosllavisё ne i kemi pёrjetuar mё shumё se shqiptarёt e tjerё tё Amerikёs. Nё atё kohё lidhjet e Washington-it me Beogradin ishin te forta. Specialistёt e ndryshёm jugosllavё i dёgjonin dhe i pёrgjonin tё gjitha emisionet tona. Pёr gabimet mё tё vogla diplomatёt e tyre protestonin pranё Ministrisё sё Jashtme tё Shteteve tё Bashkuara, bile njёri prej ambasadorёve amerikan nё Beograd nё fillim tё viteve ‘80 kishte kёrkuar mbylljen e Zёrit tё Amerikёs nё Gjuhёn Shqipe. Diplomacia jugosllave e cilёsonte “Seksionin Shqiptar ” nё Washington si “njё kёshtjellё tё irredentёs shqiptare” dhe kёrkonte me çdo kusht rrёnimin e saj. Mrekullia e politikёs dhe diplomacisё amerikane ёshtё se jo tё gjithё janё dakord pёr çёshtje tё ndryshme. Ndoshta kёtu qёndron suksesi i kёtij vendi. Herё pas here kishte kriza rreth kёsaj çёshtje. Bile disa herё Drejtoria e Pёrgjithshme amerikane kёrkonte pёrkthimin anglisht tё krejt emisioneve nё gjuhёn shqipe. Drejtorёt shqiptare ishin pёrgjegjёs pёr çfardolloj gabimi qё mund tё bёnin gazetarёt. Nё kёtё mes kishte edhe konflikte interesash nga mё tё ndryshme qё e bёnin punёn tepёr tё vёshtirё pёr tё gjithё gazetarёt. Unё personalisht kam parё konflikte tё mёdha midis autoriteteve shqiptare tё Zёrit tё Amerikёs. Sot e kёsaj dite jam i bindur se kёto konflikte i shkaktonin ata qё kishin lidhje tё fshehta me pёrfaqёsuesit e Diktaturёs nё Shqipёri. S’ka asnjё dyshim se edhe diplomacia jugosllave kishte vёnё nё veprim njё taktike tё tillё. Idealistёt e Zёrit tё Amerikёs kishin dy qёllime: rënien e diktaturёs nё Shqipёri dhe lirinё e Kosovёs dhe trojeve te tjera shqiptare nё ish Jugosllavi. Idealistёt shqiptaro-amerikanё kishin shkuar atje pёr njё mision tё madh e jo pёr t’u pasuruar, sepse pagat ishin minimale. Zёri i Amerikёs ёshtё themeluar para 70 vjetёsh. S’ka dyshim se pёr njё periudhё kaq tё gjatё atje kanё vepruar gazetarё e spikerё profesionistё tё shkolluar nё universitetet mё tё mira tё Amerikёs. Bile edhe disa nga Shqipёria kishin qenё emra tё njohur nё publiçistikёn shqiptare tё para Luftёs sё Dytё. Disa tё tjerё e mёsuan profesionin pasi filluan punёn. Tё gjithё e dhanё kontributin e tyre. Zёri i Amerikёs kishte nevojё pёr ndryshime tё mёdha,por kёto ndryshime ishin tё vёshtira dhe pёrgjegjёsit kryesor nuk kishin guximin e duhur. Kishte ardhur koha pёr ndryshime kolosale. Dhe nё mesin e viteve ‘80 amerikanёt emёruan Dr.Elez Biberaj drejtor tё Seksionit Shqiptar.Ai kishte pёrvojё tё shkёlqyeshme nё gazetarinё amerikane dhe kёtё pёrvojё e solli tek Seksioni Shqiptar.

Elez Biberaj bёri ndryshime kolosale nё tё gjitha drejtimet. Nuk lejonte nё asnjё mёnyrё pёrsёritjen e emisioneve siç kishte ndodhur nё tё kaluarёn. Kёrkonte pёrgjegjёsi dhe profesionalizёm prej tё gjithё gazetarёve dhe spikerёve. Kёrkonte mendime dhe ide tё ndryshme. Nuk kundёrshtonte kurrё pёr intervistat dhe bisedat me shqiptarёt e Amerikёs dhe aktivitetet e tyre kulturore, ekonomike ose politike. Kishte fuqi pёrgёzuese pёr suksese, por ishte shumё i ashpёr pёr dёshtime. Ishte vizionar i vёrtetё. Elez Biberaj themeloi rubrikёn “Shqiptarёt e Amerikёs” qё ishte njё pёrgjigje kundёr Enver Hoxhёs qё kishte thёnё se shqiptarёt e Amerikёs janё pjatalarёs. Nё kёtё rubrikё u paraqitёn qindra shqiptaro-amerikanё prej Boston-it e deri nё Hollywood, nga Wall Street-i e deri nё Washington. Kёtu tё vuajturit dhe tё pёrndjekurit dёgjonin zёrin e prindёrve, motrave ose vёllazёrve nё Amerikё, qё nuk i kishin parё as dёgjuar pёr pothuajse njё gjysmё shekulli. Unё personalisht kam takuar disa prej tyre kёtu nё New York. Elez Biberaj u kushtoi hapёsirё tё veçantё intelektualёve dhe patriotёve shqiptarё qё ishin tё ndaluar nga diktatura. Por nuk tha kurrё njё fjalё tё keqe pёr intelektualёt qё jetonin dhe vepronin nё Shqipёri. Pёrkundrazi kurdo ishte rasti i volitshёm u kushtonte kohё dhe vёmendje.

Zёri i Amerikёs nёn drejtimin e Elez Biberaj ka bёrё mrekullira pёr Kosovёn. Tё gjitha kёto i kemi parё me sytё tonё. Shumё veprime tё tij dhe tё bashkёpunёtorёve tё tij nё mbёshtetje tё Kosovёs do tё mbeten anonim, pёr arsye tё ndryshme. Sot e kёsaj dite flitet pёr betejat e tij nё Zёrin e Amerikёs me armiqtё dhe kundёrshtarёt e çёshtjes shqiptare. Sjelljet e tij ishin shembull pёr tё gjithё gazetarёt e kёtij Seksioni. Elez Biberaj dhe gazetarёt e Zёrit tё Amerikёs,pavarёsisht vёshtirёsive diplomatike dhe politike amerikane i qёndruan besnik çёshtjes shqiptare,duke u thirrё nё kodin e shtypit tё lirё. Elez Biberaj dhe bashkpunёtorёt e tij nuk kishin paragjykime,fetare,lokale ose shoqёrore. Tё gjithё klerikёt shqiptarё pa dallim u ftuan pёr lutje fetare dhe intervista. Intelektualёt mё tё shquar tё Shqipёrisё tё kohёs sё Diktaturёs u pritёn me nderime tё mёdha nё Zёrin e Amerikёs nё Washington . Edhe rёnija e Diktaturёs pa dhunё nё fillim tё viteve ‘90 ёshtё njё meritё e madhe e Zёrit tё Amerikёs, dhe e Elez Biberaj. Gёrga Zllatopera dhe Elez Biberaj ishin komentatorёt mё tё njohur tё Zёrit tё Amerikёs pёr Ballkanin. Gёrga pёr gjuhёn serbo-kroate, ndёrsa Elezi pёr gjuhёn shqipe. Ata mё vonё u bёnё legjendё tё Zёrit tё Amerikёs. Nё kёtё rast mund tё pёrdorim fjalёn e urtё amerikane qё thotё: Ai ishte njeriu i duhur, nё vendin e duhur dhe nё momentin e duhur. (Right man on the right time on the right place). Frank Shkreli dhe Elez Biberaj ishin ndёrmjetёsit kryesorё tё rivendosjes sё lidhjeve diplomatike tё Shteteve tё Bashkuara me Shqipёrinё.
Para dhe pas rёnijes sё diktaturёs nё Zёrin e Amerikёs u inkuadruan profesionistё tё vёrtetё nga Shqipёria qё shkёlqejnё çdo ditё nё emisionet e tyre. Kёtu bёjnё pjesё tё gjithё ata korrespodentё nga Shqipёria, Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Tё gjithё sё bashku meritojnё nderimet dhe respektin gjithёkombetar.

Sivjet Organizata Pan-Shqiptare e Amerikёs “Vatra” festoi 100-vjetorin e themelimit. Ështё e vёrtetё se kjo organizatё ёshtё themeluar para 100 vjetёsh, por veprimtaria e saj serioze kombёtare ёshtё vetёm 30 vjet, do me thёnё prej vitit 1912 e deri nё vitin 1942. Qysh atёherё e sot barrёn mё mirё me thёnё misionin 70-vjeçar tё çёshtjes shqiptare nё Shtetet e Bashkuara e ka marrё pёrsipёr “Zёri i Amerikёs”. Pёr veprimtarinё e “Vatrёs” mund tё shkruhen disa vёllime,ndёrsa pёr veprimtarinё e Zёrit tё Amerikёs mund tё shkruhen dhjetra vёllime. Kur flitet pёr dashurinё dhe respektin e popullit shqiptar pёr Shtetet e Bashkuara, Unё mendoj se Zёri i Amerikёs ka luajtur rolin kryesor pёr bindjet e tyre pro-amerikane. Asnjё institucion shqiptar sot nuk e nderon gjuhёn shqipe mё shumё se Zёri i Amerikёs. Brenda mundёsive tona kёshtu kemi vepruar edhe para 30 vjetёsh. Pavarёsisht se vepron nё Amerikё dhe financohet nga qeveria amerikane “Zёri i Amerikёs” nuk ka as ndikimin mё tё vogёl tё gjuhёs sё vendit prej ku transmetojnё. Tё gjitha kanalet televizive shqiptare pёrdorin mё shumё fjalё anglisht se Zёri i Amerikёs. Pёr njё gjysmё shekulli Zёri i Amerikёs ishte si njё oazё shprese pёr shqiptarёt kudo. Nga ky radio-televiziv u transmetuan shumё lajme tё hidhura por dhe tё gёzuara pёr popullin shqiptar. Jam i lumtur qё edhe Unё pata rastin tё japё kontributin tim modest pranё kёtij institucioni tё madh dhe tё nderuar. Urime 70-vjetorin.

http://www.tiranaobserver.al/2012/07/21/perjetimi-dhe-kujtime-nga-zeri-i-amerikes/

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s