Arvizu, gazetarëve: Do bëjmë gjithçka që zëri juaj të dëgjohet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka reaguar ditën e djeshme pas letrës së dërguar nga Unioni i Gazetarëve. Arvizu ka mbështetur kërkesën e gazetarëve më të njohur në vend të cilët përpara pak ditësh kanë firmosur një peticion për mbrojtjen e gjelbërimit në parkun e Liqenit Artificial. Pas një takimi në selinë e kësaj përfaqësie diplomatike, ku kanë marrë pjesë gazetarë e analiste të njohur, Arvizu ka shprehur vullnet të plotë për të mbështetur përpjekjet e gazetarëve që nxisin dhe promovojnë transparencë.”Edhe unë u jam zotuar kolegëve të mi sot që ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mbështesim përpjekjet e tyre, që të nxisin transparencën për interesin publik”, tha ambasadori amerikan. Gjatë takimit me ambasadorin gazetarët theksuan në takim se institucionet duhet të përgjigjen, në vend që të heshtin përpara skandaleve. “Ne si gazetar kemi shqetësime për shpërfilljen e qytetarëve”, tha Aleksandër Çipa i Unionit të Gazetarëve. Çipa falënderoi kryediplomatin amerikan në Shqipëri, për mbështetjen e një nisme domethënëse për qytetarët dhe respektim e tyre nga ana e institucioneve.”E falënderoj ambasadorin për këtë pritje, gatishmërinë dhe për bashkëbisedimin që lidhej në thelbin e vet me shqetësimet, që ne si qytetarë dhe gazetarë kemi për mënyrën funksionale të marrëdhënieve midis qeverisjes në të gjitha nivelet e saj”, pohoi Çipa. Në takimin me ambasadorin Arvizu ishin të pranishëm disa prej figurave më të rëndësishëm të gazetarisë shqiptare si Andrea Stefani, Ilva Tare, Skënder Minxhozi, Alfred Peza, sëbashku me kolegë të tjerë, ata janë nismëtarët e një letre dërguar disa ditë më parë ambasadorëve të huaj të akredituar në vendin tonë. Përmes saj aktivistët e jetës publike në vend, kanë denoncuar mungesën e transparencës për zgjerimin e rrugës së Elbasanit, projekt i cili ka dëmtuar hapësira të konsiderueshme gjelbërimi në parkun e Liqenit Artificial. Gazetarët i kërkuan ambasadorëve që të ndërhyjnë pas mungesës së një përgjigje nga ana e institucionit të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht nga interesimi i madh i shoqërisë civile në vend. Reagimi i ambasadorit Arvizu, vjen fill pas deklaratës së shoqërisë civile, bërë pak ditë më parë trojkës së ambasadorëve në Shqipëri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s