Arben Imami, 300 milionë lek Frangajt nga reparti ushtarak nr. 6660

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i ka paguar agjencisë publicitare Promo shpk mbi 300 milionë lek për spote publicitare. Për shkak të kufizimit të buxhetit dhe parregullsisë në prokurimin e tyre, Imami e ka bërë pagesën në emër të një reparti ushtarak me nr. 6660.

Gazeta Tema ka siguruar urdhër pagesat nga Thesari i Shtetit për kompaninë e Frangajt, të cilat provojnë se ai ka marrë 310 milionë lek sipas urdhër pagesave të mëposhtme.

Reparti ushtarak nr. 6660 ka paguar spot publicitar kompaninë e Frangaj, promo me urdhër pagese nr. 680, datë 27.04.2012, për njoftimin nr 5827/1, datë 15.05.2012, kontratë nr. 524, datë 28.05.2012, me urdhër ministri nr. 810, datë 17.05.2012 dhe faturë nr. 55, datë 18.06.2012, seri 42678005.

Urdhër xhirimi është bërë në adresë të kompanisë PROMO në vlerën 31.070.000 leke, në datë 03.07.2012, e cila është ekuivalente me 227 mijë euro.

Shuma marramendëse e paguar nga Imami në adresë të një medie, e cila është simboli i trafikut të influencës pranë qeverisë për biznesmenët që e financojnë atë, tregon qartazi politikën e qeverisë për median e lirë në Shqipëri dhe financimet e pista në emër të taksapaguesve shqiptarë për klientët e qeverisë.

Nga hetimet tona, spoti për të cilën është paguar është tërësisht joprofesional dhe me asnjë vlerë informative apo profesionale, përveç arsyes që Frangaj të merrte 227 mijë euro si shpërblim për përdorimin e medies së tij nga pushteti dhe interesat e ndërsjella mes tyre.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s