Longo: Arkivi të ndajë historinë e tij me të tjerë

Nga Jorida Pasku

“Duhet kohë, para dhe fuqi njerëzore”. Është një nga konkluzionet që nxori specialistja e arkivave, Regina Longo, e pranishme dje në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Siç është lajmëruar tanimë, ajo është ftuarnga Arkivi, nga kineasti dhe skenaristi Thomas Logoreci dhe regjisorja Iris Elezi, për të bërë një vlerësim nga afër të gjendjes së filmit 35 mm, të kushteve ku ruhet filmi dhe do përgatisë një raport të hollësishëm për masat që duhen marrë për jetëgjatësinë e fondit filmik.

Në këtë klimë janë bërë edhe hapa të tjerë që kanë të bëjnë me sensibilizimin e gjendjes së Arkivit. Në bashkëpunim me Logorecin, që ka kontakte me filmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë bërë lobingje në qarqet profesioniste në ShBA dhe Europë. Çfarë është arritur? “Fondacioni Martin Scorsese, aktorja e famshme Tilda Swinton, aktiviste në fushën e kulturës dhe producente filmi, Libraria e Kongresit në Shtetet e Bashkuara,  Mark Cousins nga MUBI, si dhe njerëz dhe institucione të tjera janë ofruar të dhurojnë për AQSHF-në kuti filmi plastike dhe materiale të tjera të nevojshme. Janë vendosur kontakte me ‘Association of Moving Image Archivists’ dhe me ‘Advocacy Committee’, që përbëhen nga borde me ekspertë ndërkombëtarë, të cilët gjithashtu janë të gatshëm të ndihmojnë”. Po ashtu në festivalin “DokuFest”, që mbahet nga 7-15 korrik në Prizren, Arkivi do vazhdojë të sensibilizojë publikun, me shfaqjen e dy filmave, ‘Furtuna’ dhe ‘Beteja e Algjerit’, i pari për të treguar nevojat që ka filmi për restaurim, i dyti si një provë e trashëgimisë filmike.

Longo evidentoi në arkiv po ato probleme që dihen tanimë, që kanë të bëjnë me godinën, mungesën e sistemit të ajrimit, në mënyrë që filmat t’i shpëtojnë mykut dhe të kenë jetëgjatësi. Një gjë që i ra në sy ishte mungesa e stafit, 12 vetë, kur realisht një punë e tillë kërkon afër 50 punonjës. Kështu që punonjësve të Arkivit u ngelet të merren gjatë me pastrimin e filmit. Si do vazhdojë më tej projekti i nisur?

Znj. Longo, nga vëzhgimi dyditor i gjendje së ruajtjes së filmave në arkiv, në ç’përfundime dolët? Ku qëndrojnë problemet? Përveç problemeve, ka edhe anë të mira. Këtu punojnë 12 vetë që mund të zgjidhin shumë çështje. Problemi më i madh, që haset kudo, është mungesa e fondeve për të bërë punët që duhen bërë. Duke filluar që me ndërtesën e Arkivit, që nuk ka një sistem ajrimi të mirë dhe ajri që vazhdon të qarkullojë, krijon dhe zhvillon mykun. Sistemi i kondicionimit është i rëndësishëm për t’i ruajtur filmat në gjendjen aktuale për një periudhë të gjatë kohe, veçanërisht kur bën mot i nxehtë jashtë. Për t’i ruajtur duhet temperaturë  e ulët dhe niveli i lagështirës duhet të jetë i ulët po ashtu. Temperaturat e larta ndikojnë te lagështira e lartë dhe me kohën filmi fillon të mbulohet nga myku. Punonjësit e Arkivit, duke shpenzuar kohë me pastrimin dhe ripastrimin të të njëjtit film, nuk janë në gjendje të bëjnë të tjera konservime. Harxhojnë kohë duke pastruar mykun, duke pastruar muret, duke pastruar filmat. Fondet duhen pikërisht që filmi të ruhet në gjendje më të mirë dhe për të krijuar kushtet e duhura të ruajtjes së tij në ndërtesën e Arkivit.

Nga përvoja juaj, cila është mënyra që një arkiv duhet të sigurojë fonde?

Arkivi ka nevojë për mbështetje nga shteti. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e priti mirë nismën e ndërmarrë nga Arkivi me grupin e ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do këshillojnë dhe do punojnë me stafin këtu, me njerëzit që e njohin fondin filmik. Paratë janë njëra anë, kurse pjesa tjetër i ngelet kohës. Duhen pak më shumë fonde dhe mbështetje, sa për të filluar për ta ruajtur filmin në kushte më të mira, pastaj do vijë koha për punën e restaurimit, bërjen e kopjeve të reja të filmave dhe shpërndarjen e tyre nëpër kinema, për audiencën shqiptare dhe atë ndërkombëtare. Kjo është një gjë e rëndësishme që po e mendojmë në këtë moment. Është po ashtu mënyra e vetme që njerëzit të kuptojnë që ata filma duhen parë dhe e kanë mundësinë t’i shohin. Mendoj se është me rëndësi që shqiptarët të kuptojnë historinë e filmit që ruhet në këtë arkiv dhe të duan ta shohin filmin shqiptar me një këndvështrim tjetër tani. Tani fillon e kupton që ata përfaqësojnë një periudhë të veçantë historike dhe kulturore të Shqipërisë. Do ishte mirë që filmat të hapnin një diskutim të një lloji tjetër, një diskutim që ta ndahej me një botë më të madhe.

Si do vijohet më tej puna e nisur?

Pasi do shkruaj raportin për gjendjen e Arkivit, do ta paraqis në Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve dhe në Ambasadën amerikane këtu në Tiranë dhe pastaj në laboratorë dhe arkiva që do ofrojnë mbështetje për Arkivin shqiptar. Njerëzit që punojnë këtu, që e njohin më së mirë historinë e tij, do përzgjedhin titujt dhe pastaj do fillojë puna me ruajtjen e filmave. Mendoj se kjo gjë mund të përfundojë më 2013 apo 2014. Pastaj filmat do shfaqen në kinema, për të hapur një diskutim të ri të historisë së filmit shqiptar në Shqipëri dhe pastaj me pjesën tjetër të botës.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s