Lajmi, dashuria dhe siguria ime e ekranit

Nga Albert ZHOLI

INTERVISTA/ Flet spikerja e lajmeve në RTSH, Kozeta Torishta

Kozeta Torishta, tashmë një emër i njohur dhe me një profil të vetin në fushën e ekranit, njihet nga të gjithë shikuesit e TVSH dhe jo vetëm. Pas një rruge të suksesshme në disa televizione, veçanërisht në të parin, “Rozafën” e Shkodrës, ajo mbërrin në Televizionin Publik Shqiptar, ku dhe formohet profesionalisht. E dashuruar pas ekranit, sidomos pas emisioneve të lajmeve, Kozeta tregon përvojën e saj në media.

 – Si e filloi rrugën drejt ekranit Kozeta?

– Rruga ime në  botën e ekranit ka filluar që herët, pikërisht në Televizionin “Rozafa”, në Shkodër. E kujtoj me shumë dashuri të gjithë përvojën time në atë media.

 – Cili ishte emisioni apo përballja juaj e parë me ekranin?

– Unë gjithmonë kam qenë e prirë drejt formateve serioze, siç janë lajmet, emisionet me profile të tilla, pasi aty e gjeja veten, por, fillimisht, kanë qenë emisionet e fëmijëve, prezantime të ndryshme për fëmijë, e më pas, në moshën e adoleshencës, ndalova tek “Lajmet” që i doja aq shumë dhe, që atëherë, kurrë më s’kam hequr dorë. Me kalimin e viteve, njeriu bëhet edhe më profesionist, më i besueshëm për shikuesit, më i përgjegjshëm për të ecur para një objektivi që do ta arrish  me sukses. Dhe unë këtë e kam arritur, jam shumë e lumtur që, sa herë kujtoj periudhën time në TV “Rozafa”, kujtoj dhe Shkodrën time të bukur, shikuesit shkodranë. Iu jam mirënjohëse, që nëpërmjet vlerësimeve dhe kritikave të tyre, kam arritur ta shoh botën televizive më me realitet dhe të marr më të mirën e mundshme.

– Si e kujtoni “Ora News” dhe çfarë përfituat nga ai televizion?

– “Ora News”, e kujtoj si një media me shumë vlera, e kujtoj gjithmonë me shumë nostalgji, pasi ishte përballja dhe përvoja ime e parë në një tjetër realitet televiziv. Ndjehem  tepër e nderuar që kam qenë pjesë e atij stafi, pasi emri “Ora News”, për mua, është një detaj me vlerë në CV-në time dhe një pasaportë tepër dinjitoze për këdo që ka qenë pjesë e atij stafi. Unë kam përfituar më të mirën nga kjo media, si një ndër televizionet lider në fushën e informacionit, iu jam mirënjohëse gjithë atyre që më kanë mbështetur, për aq kohë sa unë qëndrova atje. Ndërsa aktualisht, jam pjesë e një kompanie dinjitoze, siç është “Posta Shqiptare” dhe jam e lumtur që punoj në një ambient ku njihet kultura e punës, disiplina, besoj se kjo përvojë do të më vlejë në jetë. S’mund të lë pa përmendur dhe Televizionin Publik Shqiptar, si një media vërtetë serioze dhe përfshirëse në sfidat e zbulimit të vetvetes si profesioniste. Është një shkollë e vlefshme, është një mundësi që duhet konsideruar në çdo dalje televizive, vërtet ndjehem mirë që në eksperiencën time gazetareske do kem emrin tim në një televizion ku ikonat kanë dalë po nga kjo media, që është e të gjithë shqiptarëve.

-Të japësh lajme në një TV, është një përgjegjësi. Si e morët këtë iniciativë dhe kush ishte shtysa? Kur e keni ndier veten më keq në TV?

– Lajmet janë të shenjta. Unë gjithmonë i kam parë ato me shumë fanatizëm, në çdo aspekt, që nga veshja e deri tek detaji më i vogël. Shtysa ime drejt lajmit, ka qenë absolutisht siguria ime, por dhe dëshira që kisha për to. Ka pasur shumë raste, kur nuk jam ndier mirë, pasi në transmetime të drejtpërdrejta duhet të presësh dhe të papriturën, ashtu sikurse ka patur raste të pafundme, që jam ndier mirë dhe, ndoshta, shumë më e motivuar se ditët e zakonshme.

– Të vijmë në një plan tjetër, në atë shoqëror, cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

-Nuk mund të flas për probleme, që mund të ketë femra shqiptare, pasi mendoj se edhe në vendet më te zhvilluara në botë, femra ka  problem dhe ata ndeshen e  preken kudo, por vlen për t’u nxjerrë në pah dhe për t’u theksuar emancipimi i femrës shqiptare gjatë këtyre 20 viteve demokraci ku, më në fund, ajo ka mundësinë të shpalos forcën e saj dhe t’i shërbej me vlera dhe me më shumë përgjegjshmëri sesa meshkujt qoftë  familjes, shoqërisë, apo të ketë dhe rolin e vendimmarrjes. Kjo duhet të ndodhë, pasi femra e ka treguar më së miri që guximi i saj të çon drejt një suksesi, ku më parë as që mendohej një gjë e tillë.

– Çfarë vlerëson tek një njeri?

-Vetë fjala “njeri” ka peshë, që do të thotë, se përmbledh shumëçka. Një njeri, mbi gjitha, duhet të ketë qytetari, fisnikëri, dinjitet dhe të jetë i drejtë.  Këto,  për mua, janë virtytet e një njeriu, që do të jetoj me vlera.

-A keni vendosur të merreni me politikë dhe pse?

-Te jem e sinqertë, ka pasur raste ku jam ndier e lëkundur me veten time  dhe nuk mund ta mohoj faktin që e kam menduar praninë time në politikë. Arsyeja, thjeshtë për të qenë një zë më shumë për të gjithë të rinjtë e moshës sime, një mundësi kontributi për vendin tim dhe një motiv për përfaqësimin e femrës shqiptare në jetën politike. Edhe pse dëshira, nganjëherë, na rrëmben, jo gjithmonë duhet t’i besojmë asaj, pasi politika në vendin tonë është tepër e vështirë, veçanërisht roli i femrës në politikë është jo i lehtë. Megjithatë, kurrë nuk them kurrë, çdo gjë mund të ndodh në jetë.

– Kush është femra ideale për ju?

-Meqë jemi tek politika, femra  ideale, është pikërisht Angela Merkel, kancelarja gjermane, një ikonë e politikanes. Unë vlerësoj shumë personalitetin e saj… Merkel është simbol i çdo femre, që e sheh veten në politikë, është një pikë kulmore, që do ta ëndërronte çdo politikan dhe jo vetëm çdo femër e politikës. Profili i saj flet vetë…

 -Në profesion brenda një ambient, femrat janë më xheloze se meshkujt?

-Unë kam provuar të njoh dhe xhelozinë e femrave dhe të meshkujve, pasi puna më ka bërë të përplasem me të mirën e me të keqen. Por, gjithmonë, femra për femrën ka prirje të ketë më shumë xhelozi, rivalitet ndaj saj. Kjo është e natyrshme, besoj, por mua një gjë e tillë s’më ka dëmtuar as prekur në punën time.

-Ku shkoni për pushime?

-Mjafton të kem det, mal, natyrë, lule apo qetësi, të gjithë këto e kanë emrin pushime për mua…

-Lidhjet tuaja me kuzhinën, a jeni e apasionuar pas saj?

-Nuk them dot që jam e apasionuar, apo ndonjë amvisë shumë e mirë, por gatuaj çdo ditë, pa diskutim gatime të ndryshme, të gjithë që kanë provuar gatimet e mia, i pëlqejnë dhe i shijojnë shumë; unë vetes sime nuk i kam vënë notë kurrë në këtë fushë…

-Hobet tuaja?

-Kam shumë hobe, të dëgjoj muzikë, të bëj not, të këndoj, të shoh filma, të lexoj, Por më e veçanta për mua është të qëndroj me orë të tëra në natyrë…

-A jeni supersticioze?

-Jam shumë supersticioze, çdo gjë e bardhë apo e zezë me fiksohet!…

-Cila është motoja që udhëhiqeni në jetë?

-Të jetosh ndershmërisht në një botë të padrejtë, nuk është e pamun

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s