Gëzim Podgorica do të drejtojë ATSH

Nga Eneida Jaçaj

Gëzim Podgorica do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i ATSH, duke zëvendësuar në këtë detyrë Artur Zhejin. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë. Podgorica është drejtori i 5 në këtë institucion, prej vitit 2005, kohë kur PD morri qeverisjen e vendit. Analisti i njohur i emisioneve televizive, Artur Zheji ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Zheji vendosi tashmë të pranojë propozimin për t’u bërë drejtor i gazetës MAPO. Artur Zheji u emërua në krye të ATSH në tetor 2009, me propozim të kryeministrit Berisha, duke zëvendësuar në këtë post Antoneta Malajn.

nga moderatori Postuar te Sot

“YouTube”. Si e ka pushtuar botën

Në 2007 “spektatorët” e “YouTube” ishin 25 milionë, 90 milionë në 2009-n dhe tani 850 milionë duke e bërë këtë portal burimin e  informacionit më të pëlqyer për të rinjtë që aty gjejnë gjithçka që kërkojnë

Kur të keni mbërritur te fundi i kësaj fjalie, në “YouTube” do të jenë hedhur me mijëra video. Kjo është mrekulli e “YouTube”: faqja e internetit që po ndryshon jetën tonë. Çdo minutë që kalon shkarkohen rreth 72 orë me imazhe. Por harrojini ato videot qesharake që ne rëndom i hapim kur duam të ngremë humorin: “YouTube” tashmë është diçka shumë serioze, madje më tepër sesa duhet. Një studim i bërë nga prestigjiozja “Pew Research Center”  ka zbuluar se sajti i videove po nxjerr pak nga pak jashtë loje televizionet. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

SEEMO: Liderët e Ballkanit duhet të mësohen të jetojnë me median e lirë

Organizata e njohur për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, SEEMO, thekson se politikanët e lartë në rajon e kanë të vështirë të jetojnë me kritikat e mediave, duke i akuzuar gazetarët se po minojnë interesat kombëtare dhe se kanë lidhje me mafian.

South East Europa Media Organization, me qendër në Vjenë, vëren me shqetësim mënyrën se si politikanët në Ballkan flasin për median, raporton Balkan Insight. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Mass-media e thëthitur nga gjeratorja e politikës

Nga MUSTAFA NANO

Në një shkrim, të cilin e ka publikuar në blogun e tij “Peizazhe të Fjalës”, Ardian Vehbiu u bën një thirrje a lutje gazetarëve, më së shumti, bërësve të gazetave, që “t’ia kursejnë publikut, këtë herë, dhimbjen butaforike dhe protokollare të politikës për një ngjarje që me politikën nuk ka lidhje…. Politikanët do të bëjnë detyrën e tyre dhe do të shqiptohen në telegrame dhe deklarata, të cilat le të botohen në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse. Bëni edhe ju detyrën, miqtë mi, dhe mbajini larg kravatat, përfituesit profesionistë dhe pozuesit prej dylli nga vdekja e një artisti. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Personaliteti i gazetarit Bert Goro, që njehsohet me shprehjen e lirisë së fjalës të emigrantëve shqiptarë në Greqi

Nga Jakup GJOCA

INTERVISTA/ Flet Robert Goro, gazetari i BBC në Athinë: “Ende nuk jam gjetur përballë një tundimi, të shes të vërtetën për interesa ekonomike”

Në Greqi, edhe pse jetojnë e punojnë (afërsisht) mbi 800.000 shqiptarë ( emigrantë), në  këto 20 vjet,  paçka se është diçka paradokse,  u mungon mjeti shprehës, dhe sigurisht, fjala është se shqiptarët emigrantë në Greqi nuk kanë  ( thuajse) shtypin që të përfaqësojë interesat e tyre. Ndonëse në Greqi botohen (aktualisht) 3 gazeta (javore) në shqip, 2 prej tyre janë pronësi e biznesmenëve grekë, të cilët (pronarët grekë të gazetave)  kurrsesi nuk mund të lejojnë kritikën ndaj politikave të emigracionit që zbatojnë qeveritë greke,  Sikurse komunitetin shqiptar emigrant në Greqi e karakterizon edhe mangësia e përfaqësimit, dhe shpeshherë emigrantët bëhen viktime  dhe  “pronësi” të interesave  të caktuar partiake të politikave. Vazhdoni leximin