Elda Pepa: Zonjusha që drejton “lajmet e qeverisë”

Shumica e atyre ata që nuk kanë lidhje me mediat nuk e dinë se punën më të madhe thelbin e saj që ne shohim çdo ditë në ekran e bëjnë njerëz shumicën e rasteve te pa njohur nga publiku i gjerë. Kjo vlen ne veçanti për edicionet e lajmeve te cilat shoqëria shqiptare vazhdon ti ndjek ende me vëmendje. Ata që përgatitin dhe koordinojnë pothuaj gjithçka janë ne shumicën e kohës pas kuintave , të padukshëm dhe te paidentifikueshëm nga shikuesi dhe opinioni publik.

Sot do të tregojmë për njërën prej tyre drejtuese e lajmeve në ekranin më të madh shqiptar TVSH.

Nuk bie shume ne sy për shkak të natyrës së urtë dhe të qetë por për ata që e njohin ajo është një vajze e veçante qe di të bëjë diferencën jo vetëm si kryeredaktore e lajmeve ne TVSH. Quhet Elda Pepa është diplomuar për gjuhë angleze por ka vite që i është përkushtuar gazetarisë. Padyshim që më mirë se kushdo vlerat deri ia njohin përfaqësuesit e zyrave qendrore dhe organizmave të tjera politike dhe jo politike ne vend qe kane pasur rastin ta provojnë profesionalizmin dhe korrektësinë e një prej shefeve kryesore te lajmeve “të qeverisë”. Pa u prezantuar me punën qe bën nuk ta mbush mendjen se ka një detyrë kaq te rëndësishme e te vështirë si kjo e te berit te lajmeve sidomos atyre te qeverisë. Padyshim që drejtimi i lajmeve te TVSH-së përbën një privilegj dhe një status publik të veçantë, por për zonjushën Pepa duket se nuk është kështu. Thjeshtësia ne komunikim dhe sjellja elegante e bëjnë edhe me te veçantë profilin e kësaj shefeje pothuaj te padukshme te edicionit me te rëndësishëm të lajmeve, atë të TVSH.

Ne këtë profil nuk mund lihet pa theksuar kombinimi perfekt i pamjes, profesionalizmit dhe finesës e rrallë e gjetur kaq unike në një person, e theksuar kjo disi edhe nga të qenit femër.

Mos mendoni se është e lehtë të drejtosh lajmet e televizionit publik. Të qenit ekrani me i madh e me i shikuar shqiptar por edhe kontrolli i përbashkët nga pozita dhe opozita politike që ligji ka rezervuar kësaj media kombëtare e nen atë dhe lajmet e tij me te kërkuarat por edhe me te sulmuarat politikisht. Ajo qe ne nuk e shohim është përballja e përditshme e zonjushës Pepa dhe kolegëve te saj në RTSH me pakënaqësitë, presionin shpesh here edhe fyerjet e te pakënaqurve nga radhët e politikanëve të vendit. Në fillim e kisha të vështirë por tani jam mësuar dhe nuk u jap shume rëndësi ankesave, te rëndësishme janë vetëm lajmet profesionalizmi dhe korrektesa e bërjes dhe transmetimit të tyre, thekson ajo. Megjithatë nuk ndjehet asnjëherë e kënaqur me lajmet e sajë një ndjesi që e kane pothuaj te gjithë gazetaret profesionistë. Duket se përkushtimi ndaj punës i ka marre kohe e vëmendje jetës private.

 

 

Intervista

 

Elda, sa kohë keni që punoni në Televizionin Shqiptar dhe si e konsideroni këtë eksperiencë?

Kam filluar të punoj në TVSH në vitin 2008. Më parë kam punuar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, për një periudhë gjashtëvjeçare. Me thënë të drejtën, para se të vendosja përfundimisht për të punuar në TVSH, nuk isha fort e sigurtë nëse ishte kjo puna që doja, por tani mund të them e bindur se ështe zgjedhja më e mirë që kam bërë për karrierën time. Të punosh në Televizionin Shqiptar është një sfidë që kërkon impenjim të plotë, por nga ana tjetër edhe shumë shpërblyese, sidomos përsa i përket përvojës profesionale që mund të përfitosh aty. Dëgjoj ndonjëherë ish-punonjës të këtij televizioni që pasi janë ngritur dhe promovuar nga ky televizion, nuk flasin mirë për të dhe me thënë të drejtën një gjë e tillë më indinjon. Ky është vendi ku unë punoj dhe ka kontribuar në personin që unë jam tani, dhe s’mund të them vec fjalë të mira për të.

Cili është momenti më i mirë dhe më i keq qe ju keni hasur gjatë punës suaj?

Si momentin më emocionues mund të cilësoj momentin kur flamuri shqiptar u ngrit ne prill të 2009-mes 26 flamujve të vendeve anëtare të NATO-s para selisë së Aleancës së Traktatit të Veriut në Bruksel. Ky moment u mbulua live nga TVSH dhe me thënë të drejtën, duke e parë, më mbushi me ngazëllim dhe krenari. Ndërsa për momente të këqia, me thënë të drejtën nuk kam çfarë të them. Si në cdo vend tjetër pune, ka vështirësi por përgjithësisht mundohem t’i kaloj dhe të mos mbaj ngarkesa emociononale. Për mua të rëndësishme janë vetëm lajmet, profesionalizmi dhe korrektesa e bërjes dhe transmetimit të tyre.

Ç’synon Elda për të ardhmen e karrierës së saj?

Tani për tani, jam e kënaqur këtu ku jam. Më vonë, nuk e di.

Si është Elda jashtë TVSH-së?

(qesh) është pak e siklektshme për të folur për veten, por mendoj se Elda jashtë TVSH-së, mesa e njoh veten, është një vajzë me humor, që i pëlqejnë gjërat e vogla dhe të ëmbla në jetë. Jam shumë e lidhur me familjen, por pak e vështirë në përzgjedhjen e njerëzve me të cilët shoqërohem.

 Meqë po flisni për familjen dhe shoqërinë, a ka një person të veçantë në jetën tuaj

(qesh)…Të gjithë personat që kam në jetën time janë të veçantë, nëna, babai im, im vëlla dhe tani e fejuara e tim vellai…

Faktikisht, po ju pyesja nëse jeni e dashuruar?

Për momentin, jam e përkushtuar pas punës dhe nuk i kushtoj shumë rëndësi kësaj. Ndoshta edhe pse deritani nuk ka patur dicka që të më tërheqë realisht vëmendjen.

Si duhet të jetë mashkulli ideal për Elden?

(qesh) I zgjuar, i sjellshem dhe i ëmbël.

Elda, të falenderoj për intervistën.

Faleminderit juve dhe përshëndes të gjithë lexuesit e gazetës suaj

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s