Trajtimi i një brezi të qytetarëve gazetarë

Nga Naomi Wolf*

Dy vjet më parë, e frustruar nga pafuqishmëria që qytetarët më shprehën mua lidhur me procesin politik, të shtyrë nga shqetësimet e tyre transpartizane rreth gjendjes së demokracisë amerikane, fillova një eksperiment në Facebook: Unë kërkova të trajnoj njerëz “të zakonshëm” nga të gjitha sferat e jetës si gazetarë dhe shkrues të opinioneve.

Komuniteti u rrit shpejt, për të arritur mbi 10 milionë dhe me 100 000 deri 250 000 përdorues në një javë. Njerëzit u bashkuan nga 23 vende. Ishte qartësisht një oreks për këtë lloj trajnimi dhe lëndën që ai prodhonte.

Më shumë emocionuese për mua si gazetare ishte se cilësia e informacionit që këta qytetarë “të zakonshëm” po gjeneronin – pasi ata kishin mësuar nocionet bazë si “çka është burim i dyfishtë?”, rëndësinë e “kush, çka, ku, pse dhe si? “dhe rolin e të dhënave të dëshmitarëve të drejtpërdrejtë e të dokumenteve origjinale – u ngrit shumë lart.

Sfida ime personale si gazetare janë liritë civile në SHBA, dhe vdekja e gazetave vendase ka sjellë mbulimin më të pakët të këtyre ngjarjeve dhe çështjeve të nivelit shtetëror. Ky boshllëk i ri i raportimit vendas e bën qeverinë federale dhe Kongresin më pak se sa të përgjegjshëm në shkallë vendi.

Por Gerald Rozner, një specialist i teknologjisë, na shkundi ne me të dhënat e përplasjes së Manaxherëve të Urgjencave në Miçigan, me dokumentacion origjinal të tillë si vendimet e gjykatave; Slattery Jennifer, një aktivist, na dha dokumentacion të shëndoshë dhe të gjallë të përleshjeve në mes Lëvizjes të Pushtojmë dhe policisë së Oaklandit, dhe na solli raporte të hollësishme nga luftimet e ngjashme në të gjithë vendin; burime të tjera pasqyrojnë një prirje të interesave të agrobiznesit për të kriminalizuar prodhimin e qumështit she shitjet nga shteti në shtet. Raportet e qytetarëve të cilat erdhën nga shumë burime vendore konfirmojnë se paraja e armatimet e Departamentit të Sigurimit të Atdheut janë duke rënë në duart e forcave lokale të policisë; ata improvizuan mbledhje të këshillit të qytetit për ta mbështetur këtë ide. Kuptohet – qëkur mediat janë detyruar të pakësojnë personelin që përdoret për të mbuluar këto fusha – kjo histori dhe madhësia e saj është anashkaluar pothuajse nga lajmet kryesore deri muaj më vonë. Asnjë nga kontribuuesit tanë nuk janë paguar: Ata punojnë sepse duan të sigurojnë që informacioni që ata të gjejnë arrin në arenën publike.

Të inkurajuar nga këto zhvillime, një grup i partnerëve dhe unë filluam të mendojmë për ndërtimin e një faqeje interneti që do të mbështesë këtë lloj të gazetarisë dhe shkrimit të opinionit, dhe të ndihmojmë qytetarët për të forcuar demokracinë në mënyra të tjera. DailyCloudt.com, nisur tre javë më parë, është rezultati.

Ky model i trajnimit të qytetarëve për të qenë gazetarë dhe ekspertë është edhe më emocionuese kur ju e bëni atë globale. Ne kemi filluar në Facebook për të marrë pastaj në kohë reale raportet në Twitter, nëpërmjet Greg Monahan në Irlandë, nga miqtë e tij mbi flotilat e paligjshme të ndërtuar në Gaza: Ne e dinim – para se shumica e mjeteve të informacionit – kur aktivistët në bord u morën dhe u transportuan në spitalet izraelite. Greg lidhi burimin tonë me mesazhet e Twitter, gjithashtu, nëpërmjet shokëve të internetit dhe kolegëve të tij në botën e të drejtave të njeriut që raportonin drejtpërdrejt nga Gaza gjatë bombardimeve izraelite: Ne i shikuam dhe i dëgjuam bombat tek bien në kohë reale, në zërat e njerëzve. Një raport tjetër i paharrueshëm erdhi kur ne diskutonim dhe postonim burime të lajmeve në lidhje me praninë e telekomanduar amerikane në Pakistan – dhe një baba pakistanez përmblodhi si përjetohej nga prindërit në fshatin e tij marrja e vendimit për t’i dërguar fëmijët e tyre ose jo në shkollë ato ditë të aktivitet të avionëve të telekomanduar të SHBA në atë zonë.

Ne jetojmë në një botë në të cilën censorët dhe qeveritë përpiqen për të manipuluar dhe kontrolluar rrjedhën e informacionit, dhe interneti është kështu nën sulm të vazhdueshëm. Por demokracia është më e fortë kudo, kur asgjë nuk mund të ndodhë atje ku një ushtri e qytetarëve të mos e dokumentojë plotësisht para një audience globale – dhe pastaj të organizohet në vetvete.

Shto trajnim për njerëzit “e zakonshëm” në mbarë botën dhe këtu në atdhé për të shkruar dhe burime opinionesh, editorialesh e lajmesh, dhe ju fitoni një komponim të fuqishëm të ri. Tashmë ne kemi dëgjuar në DailyCloudt.com llojet e zërave që ju rrallë i dëgjoni në faqet kryesore të opinioneve: Një nënë shtëpiake, Celeste Hayes, kundërshtoi komentet e Hilary Rosen për amësinë; një feministe pro-jetës sfidoi lëvizjen e saj për të mbështetur kontraceptivët – çka do të thotë se a kujdeset vërtet për uljen e normës së abortit; një mësues muzike, Joseph Ciolino, mbrojti Amendamentin e Dytë, një mësuese dhe nënë e një fëmije të nevojave të veçanta zbuloi se testimi i manive në shkolla në fakt është një dhuratë për lobistët e provës të Administratorit Pearson; dhe një sekser, Christine Mann, shpjegoi se pse iniciativa aq e bujshme e Vendeve të Gjelbëra të Punës e Presidentit Obama është me të vërtetë një dhuratë për industrinë e vinilit – me rezultate toksike për ne. Autumn Smith i Miçiganit ka disa dëshmitarë okularë që raportojnë dhe fotografojnë ligjvënësen Lisa Brown dhe dramaturgen Eve Ensler gjatë interpretimit të Monologjet e Vaginës në hyrjen e selisë qendrore të qeverisë së Miçiganit pasi Brown e bëri komentin e saj të famshëm në lidhje me legjislacionin e anti-abortit. Një qytetar e raportoi këtë pastaj në Guardian këtë javë. Dhe Smith ndihmoi nxjerrjen e tij në dritë, në një Q & A me kongresmenin Brown në qendër, se legjislacioni është futur në qeverinë e Miçiganit për të parandaluar konfliktet e interesit duke i lejuar ligjvënësit të përfitojnë personalisht – por ai ligji nuk është nënshkruar.

Me një fjalë, trajnimi i qytetarëve për të hedhur këtë lloj të dritës ka dhënë tashmë brenda disa javëve rezultate të mira në përpjekje për të forcuar demokracinë.

Ne kemi dalë në krye të të gjithë këtij softueri që jep rezultate të shënueshme çdo ditë: Motori Zhvillues Legjislativ i Greg Podunovich qëmton Internet 24/7, duke nxjerrë të dhënat për ligjet e ardhshme dhe duke i paraqitur ata sipas çështjeve që përmbajnë; unë e quaj atë “fabrika e kryetitujve”. “Shumica e ligjeve janë miratuar në errësirë, pasi ligjet si Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare kanë nga 1600 faqe, dhe, ndërkohë që lobistët dhe avokatët e tyre janë zhytur brenda, shumica e njerëzve janë lënë jashtë diskutimit. Por funksioni i komentit mbi search engine ua lejon organizatave dhe shfrytëzuesve të shpjegojnë se çfarë do të thotë një ligj në anglishten e vërtetë – duke i dhënë votuesve, organizatave, ligjvënësve dhe gazetarëve një mënyrë të vërtetë për të kuptuar se çfarë është duke u bërë në Hill – para se ajo është shumë vonë. Funksione të tjera lejojnë njerëzit të fillojnë lëvizjet e tyre politike dhe të hartojnë e debatojnë legjislacionin e tyre (24 shtetet kanë referendume në dispozicion për qytetarët për ta bërë këtë) dhe të përballen zyrat e ligjvënësve të qarkut të tyre me grupin e tyre (të regjistruar, ne shpresojmë) dhe votuesve ligjet e propozuara të tyre në dorë. Së shpejti, ne do të ofrojmë edhe rrënjët e vërteta të fondmbledhjeve.

Është DailyCloudt.com i ri, i përafërt dhe një punë në progres? Po. A mund të lërë një gjurmë në pengesat e ngulitura për demokracinë e vërtetë? Në ngritjen e zërave të rinj, ne mendojmë se kemi filluar tashmë. A mund të ndihmojë për të shpjeguar potencialisht ligjet kuptimi i vërtetë i tyre është i koduar tani në gjuhën juridike, ndoshta i ndihmon njerëzit për të ndaluar ligjet e këqija dhe të nisë ato të mira, dhe për të ndihmuar të zhvendoset leva e prapme e demokracisë në duart e popullit? Po, po, dhe kjo është në duart tuaja.

*Reuters

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s