Hetimet për Rizik, truproja e pronarit të fabrikës, dhunë mbi gazetarin

Marrja për herë të dytë në pyetje e drejtorit të fabrikës së çimentos, Charles Bouri ka sjellë një incident mes truprojave të tij dhe gazetarit të “Shekullit”, Dashamir Biçaku. Ngjarja ndodhi pranë portës së Drejtorisë së Policisë në Tiranë, pas daljes së Bourit nga takimi me grupin hetimor, ku u mor në pyetje mbi vrasjen e palestinezit Anuar Rizik. “Ishim duke pritur pranë Drejtorisë së Policisë për informacion, pas marrjes në pyetje të drejtorit të fabrikës së çimentos. Bashkë me kolegët fotografuam dhe tentuam ta pyesim zotin Bouri, por ai u largua. Në moment u afrua një truprojë, i cili më pyeti nëse kisha bërë foto. Unë pohova që po, kërkoi që t’i fshija. Më pas më goditi mua dhe kërcënoi edhe kolegun tim”, – tha gazetari Biçaku në një prononcim për mediat. Pas dhunës së ushtruar mbi të, gazetari Biçaku denoncoi incidentin në komisariatin numër tre të policisë.

Dëshmia për vrasjen

Mesditën e djeshme, Bouri i shoqëruar nga truprojat e tij është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka ridëshmuar për vrasjen e palestinezit Rizik për rreth dy orë. Sipas burimeve të policisë mësohet se Anuar Rizik, i cili kishte një detyrë të rëndësishme, nuk kishte asnjë konflikt qoftë në punë, ashtu edhe me banorët e zonës, të cilët prej kohësh kanë qenë mjaft problematikë për mbarëvajtjen e punës në fabrikë.

Drejtori Bouri nuk ka dhënë ndonjë pistë të vlefshme për hetimin e vrasjes së palestinezit, i cili u ekzekutua në Tiranë sapo dilte nga banesa e tij pranë Ambasadës amerikane. Dëshmitari ka treguar për policinë natyrën e punës që kryente Rizik në fabrikë, e cila kishte të bënte me anën ekonomike të veprimtarisë që kryen ndërmarrja e vendosur në fshatin Zallë të Fushë-Krujës. Sipas burimeve mësohet se ripyetja e drejtorit të fabrikës ka ardhur pas informacioneve të reja që policia ka mundur të sigurojë rreth motiveve që çuan në ekzekutimin e Anuar Rizik.

Nga hetimet rezulton se Rizik, në cilësinë e ekonomistit kishte ndërprerë pagesën për familjet që ndodhen në zonën pranë fabrikës, apo pretendentët për pronësinë e tokës ku ndodhet godina. Informacionet e policisë tregojnë se për shkak të shkurtimit të shpenzimeve, një prej masave të parashikuara ishte edhe ndërprerja e pagesës prej 50 mijë lekësh të reja në muaj për familjet që paguheshin nga fabrika e çimentos. Këto të dhëna i kanë orientuar hetimet drejt banorëve të zonës, nisur edhe nga disa precedentë shpërthimesh të ndodhura pranë fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë.

Sipas policisë mësohet se autorët e vendosjes së eksplozivit kanë qenë profesionistë, pasi mekanizmi i shpërthimit është ndërtuar në mënyrë të tillë duke mos i lënë kohë viktimës të reagonte. Pavarësisht hetimeve intensive të policisë dhe prokurorisë, ngjarja vazhdon të jetë e mbuluar nga misteri, pasi në hetim janë disa pista përfshi edhe atë të konkurrencës në biznes. Për të sqaruar disa nga këto informacione, policia mori dje dëshminë e drejtorit të fabrikës, i cili u përfshi në një incident së bashku me truprojat e tij, menjëherë pas përfundimit të seancës së pyetjeve.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s