“Pa TVSH dhe KKRT të pavarur nuk ka mjedis ku media të jetë e lirë”

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, në tre ditë qëndrimi në Tiranë ka përsëritur me forcë disa mesazhe, që përfaqësuesi i OSBE në Tiranë, Eugen Volfart, nuk i ka zënë ndonjëherë në gojë. Në fund të vizitës së saj në Shqipëri, Mijatoviç doli përpara mediave me një deklaratë për shtyp. Sërish shumë televizione kanë theksuar faktin se ajo po shprehet kundër dhënies së reklamave shtetërore vetëm për mediat pranë qeverisë. Por Mijatoviç ka përcjellë edhe mesazhe të tjera.

“Moszbatimi i plotë i ligjeve për median, presioni ekonomik, klientelizmi dhe partishmëria e pronarëve të mediave, si dhe kushtet e këqija të punës për gazetarët (shumica e të cilëve punojë pa kontratë), një transmetues publik dhe një rregullues transmetimesh të dobët e me vështirësi të mëdha financiare, si dhe fusha e parregulluar e transmetimeve dixhitale janë sfidat më të mëdha, veçanërisht për gazetarinë investiguese në Shqipëri,” tha Mijatoviç.

Sipas saj, nëse nuk ka një TVSH dhe KKRT të pavarur, nuk ka mjedis për media të lirë. “Pa një transmetues publik dhe një rregullues transmetimesh të pavarur politikisht dhe financiarisht do të jetë e pamundur të krijohet një mjedis kur media të jetë e lirë dhe e gjallë. Është nevoja të reformohet RTSH-ja, si dhe KKRT-ja, në mënyrë që ato të mbrohen nga ndikimi politik si dhe të sigurojnë financimin e tyre, veçanërisht tani kur Shqipëria po i drejtohet dixhitalizimit”, tha Mijatoviç.

Mijatoviç mirëpriti vendimin e kohëve të fundit për të hequr dënimin me burg për akuzat për shpifje nga Kodi Penal i Shqipërisë, si dhe gatishmërinë e shprehur të qeverisë për të shkuar akoma më tej e për ta depenalizuar plotësisht shpifjen së shpejti.

“Gjithashtu, ligji për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare duhet të zbatohet në mënyrë të plotë,” tha ajo.

Mijatoviç theksoi rëndësinë që ka interneti i hapur dhe e lavdëroi Shqipërinë që vazhdon ta mbajë të lirë mjedisin online.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s