OSBE, Mijatoviç: Shqipëria ende punë për të garantuar lirinë dhe pavarësinë e mediave

Pas një monitorimi disa ditor të mediave në Shqipëri, zyrtarja e OSBE, Dunja Mijatovic ka deklaruar se Shqipëria ka ende shumë punë për të garantuar lirinë e plotë të medias. Kështu është shprehur një nga ekspertet e medias për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, Dunja Mijatoviç. Konkluzioni i zyrtares së OSBE ka ardhur pas një monitorimi të bërë në vendin tonë dhe shprehur në takimin me studentët dhe pedagogët e universitetit të Tiranës, kryesisht Departamentin e Gazetarisë. “Nga ajo që un vëzhgova, mendoj se ka ende shumë punë për të bërë që të themi që gazetarët shqiptarë janë të lirë për të raportuar. Shpifja, siguria e gazetarëve dhe niveli i pavarësisë së transmetimit të informacionit publik janë pikat që ne monitorojmë. Në krahasim me vendet e BE, ku gazetarët dënohen apo dhunohen, Shqipëria është në nivele të larta sigurie, por duhen marrë masa të tjera dhe për këtë janë vetë gazetarët të cilët duhet të bashkohen dhe të bëjnë më shumë për të marrë respektin e punës që bëjnë” theksoi Mijatoviç. Zyrtarja e OSBE, Mijatoviç ka shprehur shqetësimin edhe për mënyrën sesi në shumë raste trajtohen gazetarët duke kërkuar më shumë vëmendje nga ana e shtetit por edhe nga vetë organizmat që përfaqësojnë median. Zyrtarja e lartë e OSBE tha se ka edhe probleme të aspektit të trajtimit financiar të gazetarëve por në aspektin e sigurisë krahasuar me shumë vende ka arritje të vlerësueshme. Komisionerja e OSBE për Median, duke u ndalur në një çështje tjetër, i ka bërë thirrje qeverisë që të respektojë lirinë e gazetarëve. Ajo ka kërkuar që të hiqet shpifja nga Kodi Penal në një kohë kur shteti dhe gjykatat aplikojnë gjoba marramendëse ndaj gazetarëve dhe mediave, garantimin e një mjedisi me media vërtetë të lira dhe të pavarura. “Unë do të doja që në ligj të kryhej dekriminalizimi i plotë i shpifjes, do të doja t’ju ofroja asistencën e zyrës sime për t’i ndryshuar këto dispozita dhe për të bërë dekriminalizimin e plotë”, tha Mijatoviç.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s