Leskaj: Qeveria, 17 milionë euro reklama për mediat e preferuara

Komisionerja e lartë e OSBE-së për mediat, ka deklaruar dje nga Tirana se duhet të përfundojë praktika e shpërndarjes së reklamave me fondet publike, në televizionet e preferuara të qeverisë. E mbërritur në Tiranë në një vizitë që përfshin takime me nivelet më të larta në qeveri, Kuvend dhe fushën e medias, komisionerja e OSBE-së për Median, Dunja Mijatoviç, gjatë takimit të parë në Komisionin Parlamentar të Medias dhe Arsimit ka nënvizuar disa çështje të rëndësishme, si në heqjen e shpifjes nga Kodi Penal, në një kohë kur shteti dhe gjykatat aplikojnë gjoba marramendëse ndaj gazetarëve dhe mediave, garantimin e një mjedisi me media vërtet të lira dhe të pavarura, si edhe procesin e dixhitalizimit.

“Unë do të doja që në ligj të kryhej dekriminalizimi i plotë i shpifjes, do të doja t’ju ofroja asistencën e zyrës sime për t’i ndryshuar këto dispozita dhe për të bërë dekriminalizimin e plotë”, tha Mijatoviç. “Janë raste shumë të rralla, kur një gazetar në këta 20 vjet është kërkuar të dënohet për shkak të shpifjeve ose të informacioneve të pavërteta që publikojnë në gazetë ose në një organ mediatik. Qeveria e zotit Berisha, qysh në 2005 i ka ndaluar të gjithë zyrtarët e administratës shtetërore, që të ngrenë akuza për shpifje ndaj çfarëdolloj organi mediatik”, tha Mark Marku, deputet demokrat.

Një pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte ajo për shpërndarjen e pabarabartë të reklamave shtetërore me favorizimin dhe financimin me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe fondeve publike të mediave pranë qeverisë, e për rrjedhojë duke diskriminuar në mënyrë të hapur mediat e tjera të pavarura. Pa harruar këtu edhe mungesën e pavarësisë së KKRT-së. “Çështja e monopolit, çështja e reklamës shtetërore dhe padyshim çështja e operatorit publik, i cili unë besoj që për të tëra këto probleme, që sapo përmenda, padyshim problemi nuk qëndron te boshllëku ligjor, por ka nevojë të adresohen me një vullnet politik. Duke folur për këtë punë që kemi bërë të përbashkët, për përgatitjen e kuadrit ligjor dh

e të strategjive që afektojnë lirinë e medias në Shqipëri, natyrisht nuk dua të them që situata është perfekte, por le të mbetemi këtu tek informacioni, sa i përket kuadrit ligjor të politikave”, tha kryetarja e Komisionit të Medias, Valentina Leskaj. “Çështja e reklamave shtetërore mund të ndikojë në shpërndarjen e njëanshme të fondeve shtetërore drejt disa mediave të preferuara. Një çështje tjetër është pavarësia e autoritetit rregullator KKRT. Çështja e pavarësisë varet nga ligji nëse ai duhet të ishte ndryshe dhe statusi i pavarësisë së saj do të ishte më i mirë. Derisa të kemi një kuadër të fortë, derisa shteti i së drejtës të forcojë veprimtarinë e medias dhe jo ta kufizojë atë, unë si përfaqësuese e lirisë së medias do t’i ngrejë këto çështje në mënyrë që qeveria të bëjë më të mirën që të lejojë median dhe gazetaret të punojnë të lirë”, tha Mijatoviç. Pak kohë më parë, kryetarja e Komisionit të Medias, Valentina Leskaj, denoncoi deformimin politik dhe diskriminimin që qeveria u bën mediave me shpërndarjen e reklamave shtetërore, duke deklaruar se janë të paktën 17 milionë euro reklama, të cilat shteti i çon në televizionet e tij të preferuara. “Unë theksova edhe njëherë qëndrimin e Partinë Socialiste, lidhur me reklamat që ka të bëjë me barazinë e mundësive. Për sa i përket shumës që u përmend në këtë mbledhje, vlerësohet të jenë 15 deri 17 milionë euro. Në çështjen e reklamave ka pasur qëndrime klienteliste nga ana e qeverisë”, është shprehur Leskaj, në një deklarim të bërë më 18 maj.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s