Alarmi i OSBE-së: Reklamat shtetërore shkojnë për mediat qeveritare. Leskaj: 17 milion euro reklama shtetërore

Përfaqësuesja e OSBE për median, Dunja Mijatoviç, ka paraqitur në komisionin parlamentar të medias një listë të gjatë me probleme me të cilat shtypi dhe radiotelevizionet shqiptare përballen sot. Sipas OSBE-së, Shqipëria nuk përballet vetëm me mungesën e pavarësisë në televizionin publik, mungesën e pavarësisë se KKRT, por edhe me ndikimin e qeverisë tek media e lirë nëpërmjet ndarjes së reklamave shtetërore vetëm tek mediat e preferuara, raporton Vizion Plus.

Pak kohë më parë, kryetarja e Komisionit të Medias, Valentina Leskaj, denoncoi deformimin politik dhe diskriminimin që qeveria i bën mediave me shpërndarjen e reklamave shtetërore, duke deklaruar se janë të paktën 17 milionë euro reklama, të cilat shteti i çon në televizionet e tij të preferuara.

Mijatoviç ka kërkuar legalizimin sa më shpejt të transmetimeve dixhitale, duke garantuar pluralizëm të tregut. Sipas saj, ndryshimet e fundit në Kodin Penal për heqjen e dënimit me burg ndaj gazetarëve për veprën e shpifjes, nuk janë të mjaftueshme, pasi kjo vepër duhet të hiqet plotësisht nga kodi.

Këto janë shqetësime të ngritura në vijimësi nga aktorë lokalë që operojnë në fushën e mass-media-s, por nuk kanë gjetur mirëkuptimin e mbështetjen e zyrës së OSBE-së në Tiranë. Nuk regjistrohet asnjë rast, që shefi i kësaj zyre, Eugen Wollfarth, apo vartës të tij, të kenë treguar se kanë ndjeshmërira e përparësi të tilla në axhendën e tyre, shkruan respublica.al.

Përballe këtij konstatimi nënkryetari i komisionit, Mark Marku është përpjekur të mbrohet duke thënë se pavarësisht ligjit, qeveria ka ndërmarrë nismën publike për të mos ngritur padi ndaj medias për shpifje, por për përfaqësuesen e OSBE-së, Mijatoviç, kjo është krejt e pamjaftueshme, pasi problemi qëndron tek sistemi.

Mijatoviç do të qëndrojë për disa ditë në Tirane dhe do të takohet, jo vetëm me politikanë, por edhe aktorë në fushën mediatike, për të pasur një panoramë të plotë të situatës problematike të lirisë së medias ne vend. Të enjten ajo pritet të mbajë edhe një konferencë për shtyp me konkluzionet e vizitës së saj në vendin tonë.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s