Pse i bashkohemi Panoramës dhe Shekullit me çmimin e ri të gazetës

Nga Henri Çili

Pse i bashkohemi kolegëve të Shekullit dhe Panoramës për çmimin e ri të gazetës së përditshme MAPO nga 20 në 30 lekë? Sepse, në radhë të parë, është një vendim i drejtë dhe i shëndetshëm për mbarëvajtjen e aspektit ekonomik të gazetave dhe revistave tona, si një kusht i drejtpërdrejtë për mbarëvajtjen e lirisë së tyre, edhe pse i pamjaftueshëm edhe pse shumë i vonuar.

Shtypi i shkruar, është tashmë anë e mbanë e ditur, gjendet në një mekanizëm të pamjaftueshëm vetëfinancimi. Kostot gjithnjë e më të larta të shtypshkrimit janë botërisht në rritje, dalja e mediave të reja dhe sistemeve online të komunikimit, evoluimi i brezave drejt kulturës virtuale në krahasim me kulturën e leximit, janë dukuri që na prekin katërcipërisht.

Ndërsa ne trashëguam dhe nuk e korrigjuam dot kurrë, as këta 20 vjet, një sistem të cunguar shpërndarjeje, kulturë dhe infrastrukturë të munguar abonimesh, si dhe një ekonomi rakitike që nuk e mbështeti dot kurrë me fonde të mjafta zhvillimin e shtypit në funksion të marketingut. Fondet e të cilit me të drejtë i ka ‘gllabëruar’ media vizive dhe online.

Ndaj nevoja për të përafruar sa më shumë të ishte e mundur koston reale të shtypshkrimit e prodhimit të gazetave dhe revistave nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje legjitime e medias së shkruar në Shqipëri për të ecur përpara dhe për t’i shërbyer interesit publik. Po, po, interesit publik në radhë të parë! Ndryshe nga ç’mendojnë denonciatorët e lirisë së shtypit dhe të tregut, botuesit e shtypit të shkruar janë sot kontribuesit kryesorë të zhvillimit të mendimit, i cili mund të jetë dhe të ndikojë veçse në formën e tij të shkruar. Janë këta kontributorët kryesorë të kulturës së debatit konceptual, ndryshe nga debati virtual, i cili ikën dhe nuk mbetet, sepse scripta manent, e shkruara mbetet.

Drafti i ristrukturimit të çmimit të të përditshmeve kryesore duhet të shërbejë si një shkak për një debat me themel se ç’do të bëhet me shtypin e shkruar në një shoqëri si kjo jona, në një epokë si kjo jona, në një sistem si ky që po duam të ndërtojmë. Cilat mund të ishin disa politika publike, të drejta të paanshme, efikase, jo për t’u ndihmuar pronarët dhe interesat e tyre, (ata dinë t’i mbrojnë vetë ato, në kushtet e lirisë, me mjete të ligjshme të lirisë), por për të bërë të mbijetojë dhe të zhvillohet një infrastrukturë jetike për gjuhën tonë të shkruar kombëtare; një infrastrukturë jetike për kulturën tonë të shkruar kombëtare; një infrastrukturë siç është edhe vetë shtypi i shkruar për vetë demokracinë.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s