“Panorama”, nga nesër 30 lekë për të mbrojtur cilësinë

REDAKSIONALE

Nga nesër në mëngjes PANORAMA do të kushtojë dhjetë lekë më shumë (30 lekë). Është gjithnjë e pakëndshme kur njofton për një rritje çmimi.
Por kriza ekonomike që na ka përfshirë tashmë prej vitesh, një rënie e ndjeshme e reklamave dhe vështirësitë e njohura të medias së shkruar përballë asaj elektronike e online, na kanë detyruar prej kohësh të rishikojmë çdo shpenzim tonin.  Kemi eliminuar gjithçka që e kemi konsideruar të panevojshme në këto kushte dhe gazetarët tanë kanë pranuar shkurtime e sakrifica. Por ne nuk duam më të vëmë në diskutim ato që quhen themelet e cilësisë së produktit. Mbulimi me gazetarë i të gjitha hapësirave me interes publik, korrespondentë në të gjithë territorin e vendit, bashkëpunëtorë të vlefshëm dhe një numër i kënaqshëm faqesh, rubrikash apo suplementesh. Mbyllja e një zyre në Durrës apo Gjirokastër, shkurtimi i numrit të gazetarëve në redaksinë e Tiranës, eliminimi i një suplementi apo shkurtimi i faqeve do të thoshte që ne të ofronim për të njëjtin çmim një produkt shumë më pak cilësor, i cili pa diskutim që do të ndikonte në rënien e gazetës.
Për këto arsye, ne nuk kishim tjetër zgjidhje veçse të kërkojmë nga ju të nderuar lexues që të bëheni pjesë e ruajtjes së cilësinë së gazetës suaj. Që nga dita e hapjes, fiks dhjetë vjet më parë, gazeta ka ruajtur të njëjtin çmim. Së bashku kemi parë gjatë gjithë këtyre viteve të na rritet çdo kosto e jetesës, që nga çmimi i bukës tek ai i ujit, dritave, qumështit apo i karburanteve. E gjatë këtyre viteve kjo gazetë veçse i ka shumëfishuar lexuesit e saj. Ne shpresojmë që çdo mëngjes ju të vazhdoni ta blini atë duke ju premtuar përpjekjet tona shtesë në rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë së produktit që do t’ju ofrojmë, duke besuar njëkohësisht se ky çmim i ri do të vazhdojë të ruajë lirinë tonë.

http://www.panorama.com.al/2012/06/01/%E2%80%9Cpanorama%E2%80%9D-nga-neser-30-leke-per-te-mbrojtur-cilesine/

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s