Leskaj: KKRT dështoi në njollosjen e “Top Channel”

Debati: Mazhoranca pranon mosfunksionimin e institucionit

Kuvendi i Shqipërisë u përfshi në debate në lidhje me punën vjetore të Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit. Kryetarja e Komisionit të Medias, socialistja Valentina Leskaj, në fjalën e saj tha se “problemet që ngre raporti tregojnë se KKRT-ja ka dështuar në realizimin e qëllimit për të cilin ekziston, pra rregullimin e tregut. Ka dështuar sa kohë që pranon se ka operatorë që operojnë pa licencë, ose me shkelje të kushteve të licencës dhe këta nuk janë pak. Ka dështuar në pagesat e licencave sa kohë që ka operatorë që nuk paguajnë. Ka dështuar në bashkëpunimin me tatimet sa kohë që gjobat nuk mblidhen. Ka tarifa të papaguara që nga viti 2009”.

Më tej Leskaj theksoi se “kryetarja na dha një provë herën e fundit, kur bashkë me disa operatorë, që nuk kanë shlyer detyrimet e pagesave, listoi edhe ‘Top Channel’. Pse e bëri? Në emër të ligjit natyrisht që jo, sepse ‘Top Channel’ provoi me dokumente që i kishte bërë pagesat sipas ligjit.

Pas këtij dështimi për të njollosur ‘Top Channel’, KKRT-ja ndërmori një sondazh në website-n e saj, ku ftoi qytetarët të shprehnin mendimet e tyre, nëse pesë emisione të paracaktuara nga vetë KKRT-ja, e shkelin etikën. Ky është një rast flagrant i një veprimi paragjykues dhe tendencioz jo vetëm për faktin që KKRT-ja i kishte paracaktuar emisionet, po ka marrë edhe atribute të Këshillit të Etikës, të cilin e ka nxjerrë jo pa qëllim jashtë loje”.

Deputeti i PS-së, Taulant Balla, tha se “nga monitorimi juaj për muajin mars 2012, rezulton se në edicionet informative të TVSH-së, Kryeministri, qeveria dhe Partia Demokratike së bashku zënë 76% të kohës së plotë për subjektet politike. Po t’i shtosh edhe kohën e Jozefinës, totali në dispozicion të partisë në pushtet shkon në 85%. Ndërsa opozita merr vetëm 7.42%”. Deputeti i PD-së, Mark Marku, i pranoi problemet që ekzistojnë me KKRT-në. Strazimiri i PD-së, duke folur në lidhje me balancimin e TVSH-së, u shpreh se “nuk është faji se Berisha bën 4 aktivitete, ndërsa Rama flet vetëm në ‘Twitter’ dhe Presidenti Topi ka folur vetëm me heshtjen e tij”. Rezoluta u votua vetëm me 73 vota pro të mazhorancës, një abstenim nga deputeti Kastriot Islami dhe 57 kundër nga opozita.

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s