RTSH në kaos, Petrit Beci prej 7 muajsh drejtues pa mandat ligjor

Nga Julia Vrapi

Petrit Beci vijon të mbajë postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH, ndërkohë që ai ka mbaruar që në nëntor të vitit 2011. Në bazë të ligjit “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar disa herë sipas ndikimeve politike dhe ndryshimeve të mazhorancës, mandati i drejtorit të përgjithshëm të RTSH është 5-vjeçar. “Drejtori i përgjithshëm është menaxheri i veprimtarisë programore, financiare dhe të biznesit të RTSH-së. Drejtori i përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me votim të fshehtë nga Këshilli Drejtues për një periudhë 5-vjeçare ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Elda Pepa: Zonjusha që drejton “lajmet e qeverisë”

Shumica e atyre ata që nuk kanë lidhje me mediat nuk e dinë se punën më të madhe thelbin e saj që ne shohim çdo ditë në ekran e bëjnë njerëz shumicën e rasteve te pa njohur nga publiku i gjerë. Kjo vlen ne veçanti për edicionet e lajmeve te cilat shoqëria shqiptare vazhdon ti ndjek ende me vëmendje. Ata që përgatitin dhe koordinojnë pothuaj gjithçka janë ne shumicën e kohës pas kuintave , të padukshëm dhe te paidentifikueshëm nga shikuesi dhe opinioni publik. Vazhdoni leximin

Pas tre vjetësh Aleksandër Çipa nuk është më kryeredaktor i ‘Shqip’

TIRANE – Kryeredaktori i të përditshmes “Shqip”, Aleksandër Çipa, që nesër nuk do të jetë më në këtë funksion. Kjo, “për shkak të vendimit të menaxhmentit të gazetës”. Lajmi u publikua në Facebook, ndonëse jo në faqen zyrtare të gazetarit të njohur por përmes një profili tjetër me emër “Akil Dhrami”.

Njoftimi i firmosur “Sandri” sqaron se Çipa, i cili është edhe në krye të Unionit të Gazetarëve, do të rikthehet “në statusin e Gazetarit të Lirë”. “Do të vijoj të botoj në këtë gazetë opinionet e mia në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin në fjalë. Vazhdoni leximin

Kosova nuk arrin të heqë dekriminalizimin e shpifjes

Nga SAFET KABASHAJ

Liria e shtypit pësoi një prapësim në Kosovë të premten (22 qershor), kur asambleja hodhi poshtë një propozim për të ndryshuar dy nene në kodin penal që kriminalizojnë shpifjen e lejojnë që gazetarët të burgosen nëse nuk shfaqin burimet e tyre.
Tetë anëtarë të parlamentit, si nga shumica, ashtu edhe nga opozita, votuan kundër ose abstenuan ndaj masës, duke e penguar parlamentin që të arrijë 61 votat e kërkuara për të hequr nenet nga ligji. Vazhdoni leximin

Fokus/ Shqipëria, një vend që prodhon lajme të çuditshme

Nganjëherë realiteti faktik në vend e tejkalon imagjinatën më të ndezur dhe i jep kronikës ngjarje të pazakonta, paradoksale, të jashtëzakonshme dhe të habitshme që të lënë pa frymë. Lajmet e çuditshme të krijojnë një gjendje të pafajshme humori. Çdo mëngjes “lutja laike” siç e quan filozofi gjerman Kant leximin e gazetave, është një ritual i punëtorit të shtypit për të parë jo vetëm sesi ka punuar “konkurrenca”, por dhe konstatimin se si sektori i kronikës së zezë është më afër humorit të zi anglez. Vazhdoni leximin