Të menaxhosh lajmin online

Idaver Sherifi

Përhapja e internetit si një mjet komunikimi nga fundi i shekullit XX, ka ndryshuar shumëçka në jetën e njeriut. Interneti jo vetëm që ka ndryshuar në masë të madhe mënyrën e komunikimit mes njerëzve, por edhe e ka zëvendësuar atë me një formë të re, për formësimin e së cilës, me apo pa vetëdije, të gjithë ne kontribuojmë çdo ditë.

Shtimi i numrit të përdoruesve të internetit në një anë dhe lehtësitë që teknologjia ofron në komunikimin e përditshëm në anën tjetër, kanë detyruar median tradicionale që të ndryshojë shumëçka nga “të vërtetat e pandryshueshme” të deri para disa viteve. Në fakt, duhet pranuar se ndryshimi në masë të madhe në median tradicionale është një ndryshim i imponuar dhe jo një zgjedhje e tyre. Vazhdoni leximin

Greqi, qeveria mbyll RTV publik. 2656 punonjës pa punë

Qeveria greke vendos mbylljen e Radio-Televizionit publik, ERT.

Mbyllja e ERT nxjerr pa punë menjëherë 2656 punonjës.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë greke, Simo Kedikoglu, sipas të cilit duke filluar që sonte në mesnatë radio-televizioni publik grek nuk do të transmetojë. Shkak sipas qeverisë, janë kostot e mëdha për një audiencë të vogël, shpërdorimet dhe organika e fryrë. Mbyllja e ERT nxjerr pa punë menjëherë 2656 punonjës.

Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se mbyllja e ERT synon ristrukturimin e radios dhe televizionit publik. Sipas njoftimit, ERT do të rifillojë pas verës me një regjim të ri, që do të thotë shumë më pak punonjës. Vazhdoni leximin

Nga moderatori Postuar te Ballkan

Mediat sociale mund të dëmtojnë tregjet e aksioneve

Twitter ka deklaruar se do të marrë masa, që të mos ndodhin më situata si ajo e vitit 2003, ku për shkak të një statusi, Wall Street pësoi dëme të mëdha. Por, cili është roli e mediave sociale në tregjet e aksioneve?

Bursa e Frankfurtit mund të jetë një nga më të mëdhatë në botë, por me rreth 30 njerëz, që punojnë aty, është e vështirë të besohet se ata mund të qarkullojnë miliona dollarë. Kjo për shkak se transaksionet janë automatike.

“Është si shpërndarja, që bëhet në sektorin e aviacionit, ku kompanitë punësojnë autopilotët”, thotë Miroslav Budimir, ekspert për kapitalin e tregjeve në kompaninë Deutsche Borse, e cila zotëron edhe bursën e Frankfurtit. Vazhdoni leximin

Abdullai dënon Bollinon: I prishi Olldashit imazhin brenda PD

dok3TIRANE - Ishte 9 nëntor 2011. Prej pesë ditësh kishte dalë në treg gazeta e re e përditshme Shqiptarja.com themeluar nga Alba Malltezi (ish-kryeredaktore e News24) dhe nga Anila Basha (ish-drejtoreshë e “Gazeta Shqiptare”).

Eshtë një grup i ri editorial i pavarur, të cilit i bashkohen shumë gazetarë të tjerë që kishin punuar prej shumë vitesh te “Gazeta Shqiptare”, News24 dhe Balkanweb dhe që nuk donin të punonin në atë grup që nga 11 maji 2011 u ble nga dy biznesmenë shqiptarë. Ishin dhe janë gazetarë që duan të rrinë të pavarur.

Një koncept që e ka frikësuar gjithmonë Sali Berishën dhe shumë nga ministrat e tij, duke filluar nga Sokol Olldashi, të cilët një gazetar të pavarur e konsiderojnë “armik”. Vazhdoni leximin

Kasetat e montuara, Totozani mbështet Unionin e Gazetarëve

i-totozaniTIRANË – Avokati i Popullit, Igli totozani u dha mbështetjen Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me protestën e bërë dy ditë më parë për vendimin e KQZ që mediat private mund të pranojnë nga partitë politike kasetat e tyre të montuara nga aktivitetet elektorale.

Kryetari i Unionit Aleksandër Çipa dhe drejtorja e “Shqiptarja.com”, Anila Basha kanë ngritur para Totozanit të gjitha shqetësimet që kanë ardhur nga meiat në vend pas vendimit të KQZ.

Çipa shprehu shqetësimin se këto vendime jo vetëm që cënojnë pavarësinë e informimit publik, por shkelin dhe Kushtetutën në nenet për të drejtën e informimit. Vazhdoni leximin